Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Shkrimtarja: Në Shqipëri duhet të punosh 2 ditë për të blerë një libër

7 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Shkrimtarja: Në Shqipëri duhet të punosh 2 ditë për të blerë një libër
Flogerta Krypi është shkrimtarja që reagoi kundër ministres Mirela Kumbaro për gjendjen në të cilën ndodhet sot arti e kultura në Shqipëri, e veçanërisht mungesa e vlerësimit për shkrimtarët dhe për librin në tërësi.Teksa u vlerësua me çmimin e inkurajimit në Panairin e Librit, Krypi tha se ajo nuk mund ta kapërdinte faktin se në vendin e lindjes së saj, nuk ka një makineri për të tharë librat e përmbytur në Bibliotekën Kombëtare, proces i cili kryhet me tharëse duke dëmtuar edhe më shumë librat.

Shkrimtarja theksoi se problemi i saj nuk është aspak personal me Kumbaron, por secili duhet të japë më të mirën në shërbim të Kulturës së vendit.

“Unë nuk kam asgjë personale me zonjën Kumbaro, mendoj se ka ardhur koha që njerëzit t’i thonë gjërat ashtu siç janë, për të folur me figura letrare ne kemi librat. Në çdo vend të botës artistët funksionojnë përmes kontratave dhe vlerësohen për punën që bëjnë.

Unë kam një vit që nuk kam ardhur në Shqipëri, dhe erdha për Panairin e Librit. Unë nuk mund të shtirem sikur ky nuk është vendi im, ky është dhe problemi më i madh që unë kam me familjen, të cilët më thonë ‘’ç’punë ke ti, ti jeton atje në Gjermani”, por nuk mund të jetë më kështu. Ja ndodhi një fatkeqësi dhe u përmbytën, po pse nuk përdoret Buxheti i Ministrisë së Kulturës për të blerë makineri të posatshme për tharjen e librave, po ky proces bëhet me tharëse flokësh?!

Secili prej nesh duhet të japë sa më shumë të mundet nga vetja e vetë për kulturën e vendit. Mua më intereson që në këtë vend libri të trajtohet ashtu siç e meriton, një shqiptari i duhet të punojë dy ditë vetëm për të blerë një libër”, u shpreh Krypi.

E pyetur nga gazetari Bledian Koka për arsyet që e detyruar të largohej jashtë vendit, Krypi u shpreh se një 23-vjeçare në Shqipëri, i duhet të bëjë jetën e një 40-vjeçare në një vend tjetër të botës.

“Kur më pyetën para dy vitesh për të rinjtë që iknin nga Shqipëria, thashë se ata që ikin janë frikacakë, ndërsa tashmë kam ikur dhe unë. Ika sepse u lodha nga ky vend, vjen një moment që nuk mund të durosh dot më. Je 23 vjeç dhe të duhet që të jetosh sikur të ishte një 40 vjeçare”, u shpreh ajo.

Ndërkohë që lidhur me shprehjen e Kumbaros për të tërhequr lexuesit drejt librave, Flogerta Krypi tha se si përkthyese ministrja mund të gjente një formë tjetër për të shmangur keqkuptimet që mund të krijoheshin në përkthim.

“Zonja Kumbaro është përkthyese dhe ajo e di shumë mirë që mund të kishte një interpretim të ndryshëm nga ai që ajo ka dashur që të nxjerrë. Fare mirë ajo mund ta kishte shmangur këtë, ka forma shumë herë më pozitive për të afruar njerëzit me librin, duke nisur një imazh më të mirë lidhur me Bibliotekën Kombëtare. Ne jemi më keq edhe se Siria që ka 7 vite që është në luftë, dhe ka një ligj që kërkon që librat të mos preken.

Unë shkruaj për veten, të gjitha brengat që unë kam, unë dua që të gjej një mënyrë që t’i nxjerr jashtë, pasi ndryshe mund të çmendem.

Nuk pati asgjë të jashtëzakonshme pas deklaratës sime, ata e dinin shumë mirë që unë nuk jam njeriu që do thoshte ‘’ua faleminderit’’. Sigurisht që u gëzova për vlerësimin, po unë e thashë që para se të merrja çmimin doja të thoja atë shqetësim që e kisha prej kohësh.

Forma më e mirë për të protestuar është ajo përmes letrave, shpresoj që brezi i ri të marrë guximin dhe të shkruajë lidhur me problematikat e këtij vendi”, u shpreh më tej shkrimtarja Krypi./ KultPlus

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Rikonstruksioni i plotë shpëton Urën e Niçës nga shembja
Kultura

Rikonstruksioni i plotë shpëton Urën e Niçës nga shembja

09:30 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
“Zëri i Popullit” i Saimir Tahirit nis betejën, plumbi i parë Edi Ramës

"Zëri i Popullit" i Saimir Tahirit nis betejën, plumbi i parë Edi Ramës

Foto/Armë, tatuazhe dhe e zhveshur në vaskë, gruaja e sulmuesit anglez çmend rrjetin

Foto/Armë, tatuazhe dhe e zhveshur në vaskë, gruaja e sulmuesit anglez çmend rrjetin

Kombëtarja/ Flet Agolli: Zhgënjyese, s’më intereson nëse ikën apo jo Panucci

Kombëtarja/ Flet Agolli: Zhgënjyese, s’më intereson nëse ikën apo jo Panucci







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Trump nuk përjashton një takim kokë më kokë me Putin në Budapest
Bota

Trump nuk përjashton një takim kokë më kokë me Putin në Budapest

by mirseda
19:37 | 07/11/2025
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lënë të hapur mundësinë për një takim të mundshëm...

Në Athinë gjendet i djegur me pranga në makinë të vjedhur, dyshohet shqiptar

Në Athinë gjendet i djegur me pranga në makinë të vjedhur, dyshohet shqiptar

19:34 | 07/11/2025
Përçarje mes Lavrov dhe Putin? Ja çfarë po ndodh brenda Kremlinit

Përçarje mes Lavrov dhe Putin? Ja çfarë po ndodh brenda Kremlinit

19:10 | 07/11/2025
Orban kërkon të vazhdojë blerjen e naftës ruse, Trump: Po e shqyrtojmë, jam i shqetësuar

Orban kërkon të vazhdojë blerjen e naftës ruse, Trump: Po e shqyrtojmë, jam i shqetësuar

19:07 | 07/11/2025
Hidhen në erë me tritol vilat pa leje në Sauk, reagon Rama: Operacioni nuk do ndalet

Hidhen në erë me tritol vilat pa leje në Sauk, reagon Rama: Operacioni nuk do ndalet

18:44 | 07/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com