Një tjetër kandidat nga radhët e PD-së merr mandatin dhe hyn në Kuvend, duke u bërë kështu deputeti i 100-të në parlament.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin Korab Litës, nga lista e deputetëve për Qarkun Tiranë.
Lita ishte i 21-i në listën e deputetëve të PD për Tiranën dhe do të zëvendësojë ish-deputetin Dashamir Shehi në Kuvend.