Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën, ku një burrë ka vrarë me armë gjahu bashkëshorten e tij.
Mësohet se krimi në familje ka ndodhur në fshatin Guci e Re, pak pas mesnate. Autori është Beqir Gjilaj, 74 vjeç, ndërsa viktima është Lumturie Gjilaj, 45 vjeçe.
74-vjeçari ka vrarë edhe gruan e parë para disa vitesh.
Autori është arrestuar nga familja, ndërsa nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.