Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Shkëlqimi dhe rënia e Nikolla Gruevskit

8 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Prokurorja speciale: Koha që Gruevski të përgjigjet para drejtësisë

Ish-lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski është kryeministri me jetëgjatësi më të madhe në Maqedoni. Ai udhëhoqi shtetin për një dekadë të plotë, nga 27 gushti 2006 deri më 18 janar 2016 dhe ka udhëhequr partinë VMRO-DPMNE nga maji 2003 deri në dhjetor të vitit 2017.

Politikani 47 vjeçar do të mbahet mend për projektin kontrovers Shkupi 2014 që gëlltiti plot 560 milionë euro nga buxheti i shtetit. Po ashtu ai nuk do të harrohet edhe për kthesën që i bëri prejardhjes së popullit maqedonas nga sllavë në maqedonas antik. Kryeministri që udhëhoqi shtetin për 10 vjet sot ndiqet nga prokuroria special për disa raste që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e buxhetit të shtetit.

Por si ka rrjedhë jeta politike e Gruevskit?

Pasi diplomoi për ekonomi në Prilep në vitin 1994 hyri në sektorin financiar të sapoformuar dhe ishte personi i parë që tregtonte bursë të Shkupit. Në vitin 1996 ai gjithashtu fitoi kualifikime për tregun ndërkombëtar të kapitalit nga një Institut i Letrave me Vlerë në Londër. Në vitin 1998 Gruevski themeloi Shoqatën e Ndërmjetësimit të Maqedonisë dhe bëri transaksionin e parë në Bursën e Maqedonisë. Nga viti  1999  deri në vitin 2002 ai ishte ministër i financave në Qeverinë e Lupço Georgievskit . Gruevski gjithashtu zbatoi reforma financiare, duke përfshirë reformën e sistemit të pagesave dhe tatimin mbi vlerën e shtuar prej 18%, duke kërkuar faturat fiskale për të gjitha bizneset maqedonase, e cila ishte një program i projektuar për të luftuar evazionin fiskal.

Gruevski për 14 rresht udhëhoqi partinë nacionaliste VMRO-DPMNE. Pasi VMRO-DPMNE u mund në zgjedhjet parlamentare të vitit 2002, pati një periudhë të armiqësisë brenda partisë. Gruevski doli si udhëheqës pro-BE dhe ai u zgjodh kryetar i partisë pasi Ljubço Georgievski u largua nga posti. Ish-kryeministri Georgievski krijoi partinë e tij (VMRO-Partia Popullore), por VMRO-DPMNE mbajti shumicën e mbështetësve të partisë.

VMRO-DPMNE fitoi zgjedhjet parlamentare të korrikut 2006 . Më 25 gusht 2006  Gruevski formoi qeverinë e re  e cila përbëhej nga ministra të rinj të moshës 30 të vjeçare. Po ashtu edhe në zgjedhjet e parakohshme në vitin 2008 ai sërish fitoi dhe bëri koalicion me BDI-në. Gruevski dhe partia e tij I fituan edhe zgjedhjet e vitit 2012 ku sërish hyri në koalicion me BDI-së, si dhe zgjedhjet e bitit 2016, por nuk formoi dot shumicën për të hyrë në qeveri.

Në zgjedhjet lokale që u mbajtën në tetor të këtij viti partia e Nikolla Gruevskit VMRO-DPMNE pësoi humbjen më të madhe, duke fituar vetëm 5 komuna nga 80 sa janë gjithsej.

Pas kësaj humbjeje Gruevski dha dorëheqje. Në kongresin e jashtëzakonshëm që u mbajt 23 dhjetor ai u sh[pall kryetar nderi I Partisë, ndërsa në krye të VMR-së u zgjodh Hristijan Micovski.

Emri dhe zëri I Nikolla Gruevskit u dëgjuan shpesh në të ashtuquajturat bomba të opozitës të cilat i publikonte lideri i LSDM-së Zoran Zaev në vitin 2015. Tashmë Nikolla Gruevski gjykohet nga Prokuroria Publike Speciale për shumë lëndë që kanë të bëjnë me keqpërdorimet e pushtetit.

Tags: maqedoniNikolla GruevskitRëniashkëlqimi

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Duka: Kukësi e meritoi nuk i’a dhuruan arbitrat. Bëra gjithçka për të shpëtuar Tiranën

Duka: Kukësi e meritoi nuk i’a dhuruan arbitrat. Bëra gjithçka për të shpëtuar Tiranën

Ekspozita “Breza në artet figurative”, ndërthuret e reja dhe tradita

Ekspozita “Breza në artet figurative”, ndërthuret e reja dhe tradita

Duka: Akuzat? Kërkojnë gabimin tek të tjerët. Ja pse Panucci dhe jo Seedorf

Duka: Akuzat? Kërkojnë gabimin tek të tjerët. Ja pse Panucci dhe jo Seedorf







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com