Uragani “Irma” shkatërroi ishujt Karaibe e më pas goditi edhe Florida-n duke shkaktuar të paktën 40 viktima.
Megjithatë, duket se tmerri nga ky uragan vazhdon ende, teksa ai ka goditur dje shtetet e Xhorxhias dhe Alabamës, duke lënë 1 milion banorë pa energji elektrike.
Edhe pse stuhia është dobësuar, këto dy shtete po marrin masa për ta përballuar stuhinë. Ndërkohë, uragania “Irma” la mbi 6 milionë shtëpi pa energji elektrike si dhe shkatërroi ishujt Keys.
Tashmë autoritetet po dërgojnë ekipe ndihmash për të ndihmuar banorët e prekur si dhe për të rikthyer energjinë elektrike.
Zyrtarët paralajmëruan banorët se shërbimet do të jenë të kufizuara, ndërsa shumica e pikave të karburanteve në Key Largo janë ende të mbyllura.
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se stuhia vazhdon të mbetet e rrezikshme, edhe pse është dobësuar.










