Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shkatërrimi i kërpudhës, si simbol i artit që fsheh krimin

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Shkatërrimi i kërpudhës, si simbol i artit që fsheh krimin

Nga Andi Bushati

Reagimi i parë që Edi Rama bëri për protestën e opozitës në bulevard ishte keqardhja e tij për shkatërrimin e veprës së artistit, Carsten Holler, kërpudhës së famshme të ngujuar në lulishten me bar në anë të kryeministrisë. Me tepër sesa trishtimi për një objekt të ekspozuar në shumë të galeri të botës, kryeministri tentoi të tregonte diçka tjetër: se beteja e tij nuk ishte me qytetarët, por me barbarët që nuk kanë asnjë ndjeshmëri estetike ndaj të bukurës.

Prandaj me një naivitet të shtirur ai shkroi: “Ndjesë Carsten, kjo s’është Shqipëria, këta s’janë shqiptarët”.

Në fakt, beteja rreth kërpudhës, që policët e mbrojtën me gaz lotësjellës dhe protesstuesit e shkatërruan me vare, është shumë më tepër sesa kjo servirje bajate sipërfaqësore.

Kush e mban mend kohën e instalimit të saj, ajo përkon pak a shumë me periudhën, kur kryeministria u mbyll, sepse aty donatorë të panjohur privatë, do të rregullonin zyrën e shefit, sallën e tij të ngrënies dhe mjediset e nëntokës.

Vepra e Carsten Hollerit dhe markiza e Phillipe Parrenos u shfaqën më pas për të shkruar fillimin e një politike të re, kur e bukura do të mbizotëronte mbi krimin, vjedhjen dhe abuzimet.

Por, nuk ndodhi aspak kështu.

Më pas u mor vesh se ai që kishte bërë “falas” rikonstruksionin e kryeministrisë do të shpërblehej përmes një afere 200 milionë euroshe, me 6 kulla në qendër të Tiranës, të cilat do të ngriheshin mbi rrënojat e një monumenti kulture: Teatrit Kombëtar.

Edhe për këtë grabitje si fasadë u përdor alibia e një arkitekti të përmasave botërore, Bjarke Ingels. Po ashtu si për stadiumin, Velierën në Durrës dhe disa kulla në Tiranë, u përdor emri i një tjetër arkitekti, të dënuar në vendin e tij, Mario Kazamonti.

Ashtu sikurse për rokaqejtë me leje qindra milionëshe shërbeu emri i Stefano Boerit. Ashtu si masakra e dikurshme betonizuese  e ish kryetarit të bashkisë, tentoi të fshihej pas studios belge 51N4E.

Të gjitha këto kanë shërbyer vetëm për një gjë, për t’i dhënë një shkëlqim sipërfaqësor një lideri grabitës dhe banal.

Prej kohësh kjo vello tashmë ka rënë.

Ndaj protestuesit e 16 shkurtit nuk ishin barbarët që sulmuan shpirtin artistik të pushtetit. Ata qenë thjeshtë njerëzit e ndërgjegjësuar, që nuk e durojnë më mashtrimin që mbulon grabitjen. Ata u bënë ekzekutuesit e një vullneti të gjërë, që nuk duron dot më atë që sillet si keqbërës në Tiranë dhe vazhdon të hapë ekspozita në Firence dhe Berlin./Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIkerpudhesShkatërrimi

TË LIDHURA

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Next Post
Foto sa 1.000 fjalë, protesta e nisur me lule që vijoi me bomba

Foto sa 1.000 fjalë, protesta e nisur me lule që vijoi me bomba

VIDEO/ Ja arsenali i bombave që përdori policia, protestuesit i mbledhin si prova

VIDEO/ Ja arsenali i bombave që përdori policia, protestuesit i mbledhin si prova

Protesta/ Basha në shesh me ‘lot në sy’ (Foto)

Protesta/ Basha në shesh me ‘lot në sy’ (Foto)







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025




TË FUNDIT

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet
Sport

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet

by mirseda
20:57 | 03/12/2025
0

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot në Shtëpinë e Futbollit Europian në Nion dhe vendosi që...

Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

20:54 | 03/12/2025
Gjermania: Zgjedhja e SPAK-ut transparente, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit të vazhdojë

Gjermania: Zgjedhja e SPAK-ut transparente, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit të vazhdojë

20:19 | 03/12/2025
Paralajmëron Turjan Hysko: Do rikthej këtë program, por jo në të njëjtin format

Paralajmëron Turjan Hysko: Do rikthej këtë program, por jo në të njëjtin format

19:40 | 03/12/2025
Si do reagojë? Edi do zbulojë se ku ndodhet Dolce

Si do reagojë? Edi do zbulojë se ku ndodhet Dolce

19:29 | 03/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com