Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shkarkohet nga detyra prokurorja e “dosjes 184”

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shkarkohet nga detyra prokurorja e “dosjes 184”

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur për shkarkimin e prokurores së Dibrës, Belina Zeneli, e njohur edhe si prokurorja e ‘dosjes 184’, për hetimin e blerjes së zgjedhjeve për Bashkinë e Dibrës, të zhvilluara në vitin 2016.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar kërkesën e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, për shkarkimi e Zenelit. Nga hetimi ka rezultuar se ajo kishte zvarritur disa akte procedurale përgjatë periudhës 2013-2021.

Në njoftim thuhet se veprimet dhe mosveprimet e prokurores, përbëjnë mospërmbushje të pajustifikuar dhe të përsëritur të funksioneve gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifikuara të akteve procedurale, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga ana e magjistratëve.

Njoftimi

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi sot kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për dhënien e masës disiplinore “shkarkim nga detyra” për prokuroren B.Z. e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër. Hetimi ndaj magjistrates nisi pas ankesës së depozituar në ILD nga Prokurori i Përgjithshëm.

Nga hetimi disiplinor që përfshiu punën e magjistrates në periudhën 2013-2021, u konkludua se veprimet dhe mosveprimet e prokurores përbëjnë mospërmbushje të pajustifikuar dhe të përsëritur të funksioneve gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifikuara të akteve procedurale, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga ana e magjistratëve.

Magjistratja ka kryer të njëjtën shkelje, gjatë periudhës kohore 2013- 2021, duke bërë që shkelja të jetë vazhduese. Veprimet e magjistrates B.Z. kanë sjellë pasoja në dhënien e drejtësisë dhe kanë cënuar imazhin e  organit të akuzës duke ulur besimin e publikut tek drejtësia.

Ato përbëjnë shkelje shumë të rëndë disiplinore, që diskrediton pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë i propozoi Këshillit të Lartë të Prokurorisë masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”, parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “dh” dhe neni 111, pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neni 148/d, pika 2, shkronja “a” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, masë që u pranua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Tags: Belina ZeneliKëshilli i Lartë i Prokurorisëprokurore e Dibres

TË LIDHURA

Sherr masiv mes të miturve në Kukës, lëndohet një prej tyre
Aktualitet

Sherr masiv mes të miturve në Kukës, lëndohet një prej tyre

14:46 | 17/02/2026
Dyshohet se blenë vota në zgjedhje, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit
Aktualitet

Dyshohet se blenë vota në zgjedhje, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit

14:36 | 17/02/2026
Aksident me vdekje në Lezhë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet drejtuesi i automjetit
Aktualitet

Aksident me vdekje në Lezhë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet drejtuesi i automjetit

13:29 | 17/02/2026
Next Post
Ministri i Vuçiçit: Shqiptarët po punojnë për “Shqipërinë e Madhe”

Ministri i Vuçiçit: Shqiptarët po punojnë për “Shqipërinë e Madhe”

P*shtimi i Ukrainës/Kundërpërgjigjet SHBA-ja, sanksione ndaj oligarkëve

P*shtimi i Ukrainës/Kundërpërgjigjet SHBA-ja, sanksione ndaj oligarkëve

Thellohen përplasjet Rusi-Ukrainë/Boris Johnson do të telefonojë Vladimir Putin

Thellohen përplasjet Rusi-Ukrainë/Boris Johnson do të telefonojë Vladimir Putin







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Sherr masiv mes të miturve në Kukës, lëndohet një prej tyre
Aktualitet

Sherr masiv mes të miturve në Kukës, lëndohet një prej tyre

by mirseda
14:46 | 17/02/2026
0

Sherr mes disa të miturish në Kukës. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.2. Disa të mitur të moshës...

Dyshohet se blenë vota në zgjedhje, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit

Dyshohet se blenë vota në zgjedhje, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit

14:36 | 17/02/2026
Aksident me vdekje në Lezhë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet drejtuesi i automjetit

Aksident me vdekje në Lezhë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet drejtuesi i automjetit

13:29 | 17/02/2026
Vetëplagosja e18-vjeçares në Sauk, lihet në burg i dashuri.Detyrim paraqitje për mamanë dhe xhaxhain

Vetëplagosja e18-vjeçares në Sauk, lihet në burg i dashuri.Detyrim paraqitje për mamanë dhe xhaxhain

12:42 | 17/02/2026
E Ngarkuara me Punë e SHBA në Kryesinë e Kuvendit, VanHorn takim me Peleshin

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Kryesinë e Kuvendit, VanHorn takim me Peleshin

12:30 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com