Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Edi Rama dekretohet si Ministër i Jashtëm

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Edi Rama dekretohet si Ministër i Jashtëm

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot kryeministrin Edi Rama në postin e Ministrit të Jashtëm. Meta ka firmosur dhe dekretin për shkarkimin e Ditmir Bushatit që mbahej pezull prej disa ditësh.

Rama merr përkohësisht postin e ministrit, për shkak se presidenti Meta refuzoi emrin e Gent Cakajt.

“Presidentit të Republikës më datë 14 janar 2019, i është paraqitur propozimi i ri për emërimin e Edi Rama, Kryeministër edhe në funksionin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Emërimi i Kryeministrit edhe në detyrën e Ministrit është një rast i veçantë, që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Presidenti i Republikës vlerësoi këtë propozim në përputhje me frymën që përcjell Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, duke bërë një interpretim të zgjeruar dhe fillestartë dispozitave kushtetuese, si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që, ushtrimi i detyrës së Ministrit nga Kryeministri është një veprimtari shtetërore që shtrihet brenda sferës ekzekutive pjesë e kabinetit qeveritar, struktura e të cilit është në të drejtën e Kryeministrit për t’u propozuar.

Në shqyrtimin e këtij propozimi Presidenti i Republikës, në cilësinë e Kreut të Shtetit, ka mbajtur në konsideratë edhe rëndësinë e evitimit të çdo mundësie për krijimin e një krize institucionale, e cila do të dëmtonte pozitën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93 dhe 98 pika 1 të Kushtetutës, sot më datë 18.01.2019, ka vendosur me Dekret që: Ditmir Bushati ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, shkarkohet nga kjo detyrë dhe Edi Rama, Kryeministër, emërohet edhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme”.

TË LIDHURA

RENEA dhe BKH largohen nga zona e Ujit të Ftohtë, çfarë dihet deri tani lidhur me operacionin
Aktualitet

RENEA dhe BKH largohen nga zona e Ujit të Ftohtë, çfarë dihet deri tani lidhur me operacionin

10:26 | 07/03/2026
SPAK lëshon 7 urdhër arreste, RENEA në kërkim të Ervis Matodoshajt! Çfarë po ndodh në Vlorë
Aktualitet

SPAK lëshon 7 urdhër arreste, RENEA në kërkim të Ervis Matodoshajt! Çfarë po ndodh në Vlorë

09:08 | 07/03/2026
RENEA “zbarkon” në Vlorë, dhjetëra efektivë aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë,
Aktualitet

RENEA “zbarkon” në Vlorë, dhjetëra efektivë aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë,

08:12 | 07/03/2026
Next Post
Meta dekreton Ramën: Rast i veçantë, po evitoj krizën institucionale!

Meta dekreton Ramën: Rast i veçantë, po evitoj krizën institucionale!

Zhbllokohet situata, Meta i hap rrugë Ramës

Zhbllokohet situata, Meta i hap rrugë Ramës

Ruçi komenton lëvizjen e Metës për Ramën

Ruçi komenton lëvizjen e Metës për Ramën







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Raportuesi i PE për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, pasiguri e re politike!
Bota

Raportuesi i PE për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, pasiguri e re politike!

by mirseda
11:13 | 07/03/2026
0

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur situatën...

RENEA dhe BKH largohen nga zona e Ujit të Ftohtë, çfarë dihet deri tani lidhur me operacionin

RENEA dhe BKH largohen nga zona e Ujit të Ftohtë, çfarë dihet deri tani lidhur me operacionin

10:26 | 07/03/2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Do të merrni me vete në varr ëndrrat për dorëzimin pa kushte

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Do të merrni me vete në varr ëndrrat për dorëzimin pa kushte

10:11 | 07/03/2026
Ju lutem mos shkoni në aeroport”/ Pezullohen të gjitha fluturimet nga Dubai

Ju lutem mos shkoni në aeroport”/ Pezullohen të gjitha fluturimet nga Dubai

10:05 | 07/03/2026
Irani kërkon falje, presidenti Pezeshkian: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje, presidenti Pezeshkian: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

09:43 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com