Ministrja e Arsimit, Besa Shahini njoftoi për largimin e drejtorëve të Zyrave Rajonale Arsimore. Kështu ajo bëri të ditur vendimin për të larguar drejtorin e Zyrës Arsimore në rrethin e Matit, pasi nuk ka marrë në konsideratë ankesat e paraqitura nga mësuesit.
Ministrja iu referua rastin të publikuar në Top Channel nga emisioni “Fiks Fare”, të mësueses Shqipe Imeri nga qyteti i Klosit, që udhëtonte çdo ditë 2 orë e gjysmë për të shkuar në këmbë në shkollën, ku punon. Mësuesja ka treguar se i është drejtuar Zyrës Arsimore Mat, për ta emëruar mësuese në qytet, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Shahini theksoi se nisur nga ky rast u vendos që të pezullohet drejtoresha e Zyrës Arsimore Mat. Gjithshtu bë e ditur se kjo masë u ndërmor pas konstatimeve nga portali Shqiperiaqeduam.al se ndaj kësaj zyre kishte 41 ankesa gjatë vitit të kaluar.
“Ajo që është e papranueshme është se mësuesja nuk ka marrë përgjigje për rastin e saj dhe nëse kjo kërkese nuk mund të plotësohej kur do të realizohej një gjë e tillë. Për numrin e ankesave mund të them se është rekord për sa i përket kësaj zone me numër të vogël me 30 shkolle dhe me 600 mësues është një numër rekord”, theksoi Shahini.
Gjithashtu një masë e tillë largimi është ndërmarrë edhe në Gramsh, ku Shahini bëri të ditur se është larguar drejtori i Zyrës Arsimore dhe se është komanduar një zyrtar i ministrisë së Arsimit, për të verifikuar vendimet për punësimet. Ndërsa i njëjti proces pritet të ndërmerret edhe zyrat e tjera arsimore në shkallë vendi, kjo në kuadër të riorganizimit të zyrave Arsimore.
“Portali Mësues për Shqipërinë, që ka dhënë rezultat të paparë duke përmirësuar cilësinë e shkollave, është futur në vjeshtën e ligjit “Për Arsimin Parauniversitare” në vjeshtën e 2018. Çfarëdo mos zbatim i këtyre kritere dhe Portalit është u kundërligjshëm, pra që të mos ketë dilema për këtë dhe të mos gabojë njeri të marrë vendime të tilla, pasi do të kthehen mbrapsht”, theksoi Shahini.
Por ministrja e Arsimit bëri publike paraprakisht edhe nismën për ndryshimin e Udhëzimit numër 38 që përcakton mënyrën dhe kriteret e punësimit të mësuesve.
“Tri janë çështjet kryesore që ka të bëjë me emërimin e mësuesit ndihmës me që do të realizohet veç nëpërmjet portalit, prioritet do të kenë ato mësues që kanë përfunduar për pedagogji speciale, nëse s’ka të tillë do të merret më të mirët nga Cikli i Ulët, mesëm apo i lartë dhe merren në konsideratë atë që kanë kryer një trajnim për mësues ndihmës. Ndërhyrja e dytë është definimi i pikave të vlerësimit të dosjeve të kandidatëve për mësues. Do t’i japim më shumë përparësi atyre që kanë njohuri për një gjuhë të huaj dhe me rezultate për studimet. Dhe e treta punësimin e mësuesve të përgjithshëm në shkollat e arsimit profesional. I japim zgjidhje dhe problematikës që janë në çështjet e arsimit profesional”, theksoi Shahini.