Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Shkarja mendore e Ermonelës për genocidin serb

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Shkarja mendore e Ermonelës për genocidin serb

Nga: Artan Fuga

Unë nuk dua ta besoj që deklarata në televizion e zonjës nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, e cila thotë se aprovimi i një deklarate që dënon genocidin e Milosheviçit ndaj shqiptarëve në Kosovë, bie ndesh me politikat e sotme për Open Ballkan, të jenë qendrime të një shqiptareje, të një force politike shqiptare, të qeverisë shqiptare, të grupit parlamentar të shumicës, të Kuvendit të Shqipërisë!

Kam dëshirë ta shoh si të ketë qenë një shkarje mendore e çastit.
Një lapsus!

Të jetë një moskuptim i asaj që flet!
Të jetë një gafë logjike nga dashuria me vetveten dhe që të bën të humbasësh vlerësimin kritik të asaj që thua!
Edhe mua më qëllon njëherë në tridhjetë orë leksioni!
Zonja ka folur me nxitim, me siguri e pautorizuar, ka hyrë pa busull në çështje të qendrimit ndaj historisë, ka futur hundët në marrëdhëniet me jashtë, ku me siguri nuk ka pikën e kompetencës politike për ta bërë!

Por, nëse zonja në fjalë nuk del t’u kërkojë falje shqiptarëve, aq të fyer sa jemi, nëse Kuvendi nuk bën deklaratë distancimi, nëse qeveria nuk e dënon këtë deklaratë, atëhere jemi në pragun e asaj që nuk mendohej se do të arrinte një ditë!

Kërkim ndjese publike shoqëruar me qendrim në gjunjë tridhjetë minuta poshtë bustit të Adem Jasharit, aty në të dalë të rrugës së ambasadave, ku kryqëzohet me rrugën e Durrësit! Jo e tipit, e thashë kështu, por nuk e thashë ashtu!

Unë personalisht distancohem! Fort, prerë, pa asnjë ekuivok!

Eshtë njësoj si Franca të mos dënojë më Hitlerin dhe nazizmin për hir të marrëdhënieve të sotme me Gjermaninë!!!

Nënkupton se për zonjën marrëdhëniet me Serbinë nuk qenkan për një Open Ballkan postmillosheviçian, por me vetë rregjimin e Millosheviçit që mërzitet nëse dënojmë atë për të cilën edhe NATO ndërhyri!

Kjo do të thotë që për interesat e sotme pragmatiste të një politike të jashtme në ajër ende, të mohohet solidariteti ynë kombëtar!

Kosova paska njëmijë herë të drejtë që është skeptike ndaj politikës të Open Ballkan sepse sheh atje nënkuptime të tjera!

Kjo deklaratë e zonjës nënkryetare të Kuvendit e shpartallon edhe vetë bashkëpunimi e popujve në një gadishull të hapur politikisht dhe ekonomikisht sepse i kundërve atij qendrimin e disa milionë shqiptarëve që nuk e harrojnë historinë, pa mbetur robër të saj!

Pse shqiptarët dhe vuajtjet e tyre do të sakrifikohen për Open Ballkan? Përse Open Ballkan qenka i papajtueshëm me historinë e dhimbshme shqiptare?

E sotmja fshika të kaluarën? Mos duhet të themi se meqë na duhet Open Ballkan nuk ka pasur fare viktima dhe represion në Kosovë? Se këtu të çon logjika!

Opinioni publik kërkon t’i kërkohet falje! Ndryshe loja ka mbaruar!

Tags: artan fugaOpen Ballkan

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Gjykata e Strasburgut rrëzon padinë e kompanisë së Becchetit ndaj Shqipërisë

Gjykata e Strasburgut rrëzon padinë e kompanisë së Becchetit ndaj Shqipërisë

Artan Hoxha: Ilir Meta ka porositur eleminimin e vëllait të një ish-deputeti të PS-së

Artan Hoxha: Ilir Meta ka porositur eleminimin e vëllait të një ish-deputeti të PS-së

Ekzekutohet Naim Bajri në Shkodër, zbulohet çfarë i ka ndodhur viktimës 21 vite më parë

Ekzekutohet Naim Bajri në Shkodër, zbulohet çfarë i ka ndodhur viktimës 21 vite më parë







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Bardhi dhe Balliu takojnë Ambasadorët e Kroacisë dhe Sllovakisë
Aktualitet

Bardhi dhe Balliu takojnë Ambasadorët e Kroacisë dhe Sllovakisë

by mirseda
10:39 | 04/03/2026
0

Kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike, Gazment Bardhi i shoqeruar nga Deputeti Klevis Balliu, u takuam...

Akuzë ndaj Trump, ministri i Jashtëm i Iranit: Trump bombardoi tryezën e negociatave nga inati

Akuzë ndaj Trump, ministri i Jashtëm i Iranit: Trump bombardoi tryezën e negociatave nga inati

10:26 | 04/03/2026
Sherri në zyrat e IKMT-së, shpallet në kerkim Klesti Çela! Dhunoi brenda institucionit drejtorin

Sherri në zyrat e IKMT-së, shpallet në kerkim Klesti Çela! Dhunoi brenda institucionit drejtorin

10:11 | 04/03/2026
Pezullohen punimet në segmentin e Korridorit VIII te Arrat e Gurrës, gati projekti për ndërtimin

Pezullohen punimet në segmentin e Korridorit VIII te Arrat e Gurrës, gati projekti për ndërtimin

09:59 | 04/03/2026
Trump tha se do ndërpresë tregtinë me Spanjën, reagon Madridi: SHBA duhet të zbatojë ligjin

Trump tha se do ndërpresë tregtinë me Spanjën, reagon Madridi: SHBA duhet të zbatojë ligjin

09:46 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com