Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Shirat intensivë mbërthejnë vendin, rritet harta e përmbytjeve në Shqipëri

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Shirat intensivë mbërthejnë vendin, rritet harta e përmbytjeve në Shqipëri

Ditën e nesërme parashikohet që i gjithë territori shqiptarë do të përfshihet nga reshje intensive shiu dhe për pasojë do të ketë probleme në disa qarqe të vendit me përmbytjet.  Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Sot në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të vazhdojë të ketë rritje të niveleve të ujit dhe për pasojë edhe rritje të hartës së përmbytjeve.

Nesër do të vazhdojë rritja e prurjeve në pjesët e larta malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin. Nesër nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të vazhdojnë të rriten për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna.

Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë për rritje të prurjeve dhe niveleve te ujit përgjatë datave 20, 21 dhe 22 mars 2018. Pritet zgjerimi i hartës së përmbytjeve në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit. Për arsye të shtimit të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet.

Në pjesën tjetër të territorit përgjatë ditëve në vazhdim parashikohet rritje e ndjeshme e prurjeve duke rritur rrezikun nga përmbytjet në gjithë pjesët fushore të lumenjve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Parashikimi Meteo

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje në të gjitha qarqet. Në qarqet Dibër dhe Tiranë reshjet pritet të jenë intensive deri në lokalisht shumë intensive. Në qarqet e tjera priten reshje mesatare deri në lokalisht intensive. Në të gjithë qarqet reshjet do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet priten të jenë të dendura veçanërisht gjatë orëve të para ditës së nesërme.

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 12 °C

në vendet e ulëta: 10 / 11 °C

në vendet malore: 4 / 8 °C

Era

Sot pasdite era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare, ndërsa nesër era pritet të fryjë mesatare deri në e fortë.

Tags: Hartaintensivembërthejnëpërmbytjeverritetshiratshqiperivendin

TË LIDHURA

Presidenca: Po ndjekim zhvillimet në Lindjen e Mesme, prioritet jeta e çdo shqiptari
Kryesore

Presidenca: Po ndjekim zhvillimet në Lindjen e Mesme, prioritet jeta e çdo shqiptari

17:15 | 10/03/2026
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari takim me kryetaren në detyrë të Bashkisë, Anuela Ristani
Kryesore

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari takim me kryetaren në detyrë të Bashkisë, Anuela Ristani

17:13 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare
Aktualitet

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
Next Post
Miss Bum Bum “shkatërron” Cristiano Ronaldon

Miss Bum Bum "shkatërron" Cristiano Ronaldon

Video/Publikohet “filmi” i parë për qeverisjen e Ramës

Video/Publikohet “filmi” i parë për qeverisjen e Ramës

Java e mbrapshtë për dyshen e Prokurorisë. Nga zbulimi i pronave, tek nisja e hetimeve

Java e mbrapshtë për dyshen e Prokurorisë. Nga zbulimi i pronave, tek nisja e hetimeve







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

SHBA: Lufta me Iranin drejt fundit, pritet ulje e çmimit të karburantit
Bota

SHBA: Lufta me Iranin drejt fundit, pritet ulje e çmimit të karburantit

by mirseda
18:20 | 10/03/2026
0

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Mike Johnson, tha se operacioni ushtarak në Iran është “me...

Putin bisedon me presidentin iranian: Konflikti të zgjidhet politikisht, të shmanget përshkallëzimi

Putin bisedon me presidentin iranian: Konflikti të zgjidhet politikisht, të shmanget përshkallëzimi

17:41 | 10/03/2026
Irani kërcënon Trump pas paralajmërimit për Ngushticën e Hormuzit: “Kini kujdes…”

Irani kërcënon Trump pas paralajmërimit për Ngushticën e Hormuzit: “Kini kujdes…”

17:38 | 10/03/2026
Teherani kërcënon vendet e Gjirit, Zelensky dërgon ekspertë kundër dronëve iranianë

Teherani kërcënon vendet e Gjirit, Zelensky dërgon ekspertë kundër dronëve iranianë

17:17 | 10/03/2026
Presidenca: Po ndjekim zhvillimet në Lindjen e Mesme, prioritet jeta e çdo shqiptari

Presidenca: Po ndjekim zhvillimet në Lindjen e Mesme, prioritet jeta e çdo shqiptari

17:15 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com