Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Shifrat/ Shqipëria “e mbushur” me farmacistë, tregu në zgjerim

7 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shifrat/ Shqipëria “e mbushur” me farmacistë, tregu në zgjerim

Nuk është rastësi që në qytetet kryesore të vendit, farmacitë mund t’i gjesh në çdo cep, shpesh edhe ngjitur me njëra-tjetrën. Shqipëria renditet ndër vendet që kanë numrin më të lartë të farmacistëve në raport me popullsinë.

Në vendet e Bashkimit Europian ka rreth 84 farmacistë për çdo 100 mijë banorë, sipas të dhënave që ka publikuar Eurostat.

Në Shqipëri numërohen mesatarisht 86 farmacistë për 100  mijë banorë, 2 më shumë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian, sipas të dhënave për numrin e farmacistëve nga urdhri i Farmacistëve dhe INSTAT për popullsinë.

Sipas të dhënave nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka rreth 2458 farmacistë që kanë përmbushur ciklin e parë të ricertifikimit. Ndërsa për sa i përket ndihmës farmacistëve sipas të dhënave në faqen zyrtare janë 133.

Ndër vendet e Bashkimit Europian Malta ka regjistruar numrin më të lartë të farmacistëve në Europë për 100 mijë banorë, ndjekur nga Belgjika me 122 dhe Italia me 116. Në Greqi dhe Francë ka përkatësisht 105 dhe 104 farmacistë për 100 mijë banorë, rreth 20 më shumë se në Shqipëri.

Rumania, Mbretëria e Bashkuar, Bullgaria dhe Portugalia kanë po aq farmacistë sa mesatarja e BE-së.

Në vende si Austria dhe Gjermania, në krahasim me Shqipërinë numri është më i ulët. Sipas të dhënave nga Eurostat, në Austri ka rreth 71 farmacistë për 100 mijë banorë, ndërsa në Gjermani ka rreth 64 farmacistë, 20 më pak. Numrin më të ulët të farmacistëve e ka Holanda me 21 farmacistë dhe Danimarka me 51 farmacistë për 100 mijë banorë.

Tregu i barnave në Shqipëri është në zgjerim

Tregu i farmaceutikës po përjeton një epokë lulëzimi gjatë kësaj dekade, dhe perspektiva po shihet me optimizëm nga operatorët e mëdhenj. Popullsia e vendit, me të dhëna zyrtare (INSTAT) në vitin 2018 është 300 mijë banorë më pak se në vitin 2008, por përdorimi i produkteve farmaceutike gjatë kësaj periudhe është rritur me 1.2 herë, kurse tregu i farmaceutikes është zgjeruar me 2.2 herë në vlerë.

Farmacistet Grafik 750x1024

Plakja e popullsisë, rritja e sëmundshmërisë, jetëgjatësia dhe vëmendja më e madhe ndaj kujdesit shëndetësor kanë rritur shitjet. Gjatë vitit 2017, tregu i ilaçeve shënoi një vlerë prej 31 miliardë lekësh (230 milionë euro) duke u zgjeruar me 16% në krahasim më një vit më parë. Prodhimi vendas i medikamenteve zë afërsisht 10% të tregut të medikamenteve. Ndërsa importi i medikamenteve është rritur me rreth 16% gjatë 2017-s, prodhimi vendas ka zgjeruar tregun me 0.8%/Monitor.al

TË LIDHURA

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë
Politikë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë
Politikë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt
Aktualitet

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

19:16 | 16/01/2026
Next Post
Arta Dade kritikon publikisht Ramën: Krijoi luftë të kotë me Presidencën, nuk do të hesht më

Arta Dade kritikon publikisht Ramën: Krijoi luftë të kotë me Presidencën, nuk do të hesht më

Dade ‘i ngul thikën’ Ramës: Veliaj i aftë të drejtojë PS-në

Dade ‘i ngul thikën’ Ramës: Veliaj i aftë të drejtojë PS-në

FOTO/ Aksidentohet makina e policisë në Tiranë

FOTO/ Aksidentohet makina e policisë në Tiranë







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Zelensky: Rusët po përgatisin sulme të reja masive në Ukrainë.
Bota

Zelensky: Rusët po përgatisin sulme të reja masive në Ukrainë.

by mirseda
08:51 | 17/01/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia po përgatitet të ndërmarrë sulme të reja masive...

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

22:10 | 16/01/2026
“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

22:07 | 16/01/2026
Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com