Ka dalë në shitje autobiografia e Tottit, “Një kapiten”, në brendësi të cilës ka shumë prapaskena interesante. Një ndër to ka të bëjë edhe me diskutimin (sherrin) ndërmjet numrit 10 të Romës dhe ish-trajnerit, Luciano Spalletti, sot tek Interi.
Totti tregon: “Kur i fundit prej nesh hyri në dhomë u mbyll porta me forcë dhe filluan ulërimat. Dollapi im është ai me larg hyrjes, jam përkrah Florenzit dhe De Rossit dhe isha duke rregulluar këpucët. Nuk e kuptova se pse pushuan të gjithë menjëherë. Kur kthej kokën gjej fytyrën e Spallettit vetëm një centimetër larg meje.”
Po më priste dhe më thotë: “Boll. Më ke carë to*et. Pretendon sikur komandon por në fakt duhet të largohesh. Vazhdon të bësh lojëra edhe kur e di shumë mirë çfarë nuk lejoj. Këtu e ke mbyllur.
E gjithë biseda ndodhi me tone shumë të larta. Është zënka ime e fundit me Spallettin në sensin që e humba toruan edhe unë dhe duhej që të na ndanin katër veta neve ndryshe nuk dihej se çfarë do të ndodhte.
Por që nga ai moment e më pas çdo gjë mori fund. U rikuperua qetësia dhe ai shkon në konferencë për shtyp e thotë se nëse kam shënuar është meritë e skuadrës.” Por më pas Totti tregon kur Spalletti e përjashtoi nga ‘Trigoria’ në shkurtin e 2016:
Spalletti: “Boll, është e kotë të përsëris të njëjtat gjëra sepse nuk merr vesh. Ke gabuar e kështu tani do të shkosh në shtëpi”.
Ky ishte dënimi më poshtërues që kam marrë në jetën time. Me përjashtoi nga Trigoria (qendra stërvitore e Romës). Unë u përjashtova nga shtëpia ime. Dridhem nga inati.
Totti: “Shumë mirë, e pranoj dënimin tënd. Të shohim nëse do të jem unë apo ti ai që do të paguajë pasojat.”
Spalletti: “Po më kërcënon?”
Totti: “Ti e di që në Romë njerëzit janë nga ana ime. Unë kam folur vetëm mirë për ty ndërsa ti më përjashton nga stërvitja. Duhet të marrësh përgjegjësitë e tua.”
Spalletti: “Ti tashmë je si të tjerët, harroje kohën kur ke qenë i pazëvendësueshëm,”
Totti: “Frikacak i ndyrë, tani nuk të duhem më në fushë dhe më çan k***. eh? Je kthyer këtu me një mision, dërgoje deri në fund këtë mision.” I thamë të gjitha në atë moment e nuk mbeti gjë pa thënë. Më pas ika i dërmuar.