Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shërbim katastrofë në spitalin e burgut Krujë, shkelen udhëzimet e BE-së

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Shërbim katastrofë në spitalin e burgut Krujë, shkelen udhëzimet e BE-së

Komiteti Europian i Parandalimit të Torturës konstaton shkelje të rëndë të të drejtave të pacientëve të papërgjegjshëm penalisht. Avokati Andi Muratej deklaron se nga monitorimi i kryer trajtimi i personave të papërgjegjshëm penalisht mund të konsiderohen lehtësisht “johumane” dhe “degraduese”.

Është bërë problematike situata në Spitalin e Burgjeve apo edhe gjetkë ku duhet te trajtohen personat e papërgjegjshëm mendërisht. Nga monitorimet e kryera, si janë rezultatet të krahasuara me vitet e mëparshme?

Gjatë vitit të shkuar, Komiteti Europian i Parandalimit të Torturës dhe Trajtimit apo Dënimit Johuman dhe Degradues (KPT) ka zhvilluar një vizitë “të kërkuar nga rrethanat”, me fokus të veçantë, monitorimin e trajtimit të personave të papërgjegjshëm penalisht (me masë mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor” apo masë shtrënguese “Shtrim i përkohshëm në spital psikiatrik”).

Në Raportin e kësaj vizite të publikuar para pak ditësh, në dt. 24 maj 2018, KPT ka konstatuar se, kushtet e trajtimit të këtyre shtetasve që mbahen në Institucionin e Veçantë për të Sëmurët në Krujë (Zahari) dhe në Spitalin e Burgjeve mund të konsiderohen lehtësisht “johumane” dhe “degraduese”.

Cilat janë disa nga shkeljet kryesore që janë konstatuar në raport me këtë kategori të pacientëve, të cilët për shkak të statusit të tyre janë relativisht jo të dukshëm nga sytë e opinionit publik?

Për këtë kategori të pacientëve që janë rreth 175 persona ka një specifikë pasi për shkak të statusit të tyre, problematika nuk është aq e dukshme në sytë e opinionit publik. Kjo problematikë është monitoruar dhe ngritur vetëm nga organizatat e shoqërisë civile, institucionet si Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi apo institucione të specializuara monitoruese rajonale si KPT, të cilat kanë akses në burgje, spitale, etj.

Lidhur me pyetjen tuaj, në Raportin e fundit KPT ka konstatuar se, kushtet e jetesës në të dy institucionet e mësipërme ku trajtohet ky komunitet janë përkeqësuar që nga vizita e v. 2014. Në mënyrë të veçantë sa i takon mirëmbajtjes së ambienteve dhe mbipopullimit, me disa pacientë të detyruar për të fjetur në dyshekë mbi dysheme, ka pothuajse mungesë totale të ngrohjes, të aksesit tek uji i nxehtë, të higjenës, të ndriçimit të duhur artificial, etj.

Niveli i kujdesit psikiatrik është qartësisht i pamjaftueshëm. Sipas KPT, duke patur parasysh situatën aktuale në Institucionin e Veçantë për të Sëmurët në Krujë që lejon pacientët me sëmundje mendore (130 me masë mjekësore dhe 33 të burgosur me çrregullime psiqike) të trajtohen nga një mjek psikiatër mesatarisht 1 herë/vit është shumë larg nga kujdesi i duhur mjekësor. Është çështje për t’u shqetësuar, fakti që, pavarësisht Rekomandimit të KPT pas vizitës së v. 2014, mbulimi me shërbim psikiatrik në Spitalin e Burgjeve nuk është rritur. Atje ka vetëm një mjek psikiatër për 84 pacientë me masë mjekësore (dhe 6 të burgosur me çrregullime mendore). KPT ka kërkuar që autoritetet Shqiptare të marrin masa urgjente për të siguruar që në IEVP Krujë dhe Spitalin e Burgjeve të rritet ndjeshëm prezenca e mjekëve Psikiatër.Në të dy këto institucione trajtimi psikiatrik vazhdon të bazohet thuajse ekskluzivisht në farmakoterapinë si dhe ka mungesë totale të aktiviteteve terapeutike si psikoterapi ose terapi okupacionale.

Gjatë vizitës, KPT krijoi përshtypjen e “braktisjes terapeutike” të shumë pacientëve të papërgjegjshëm penalisht.

Cilat janë pasojat e kësaj gjëndje të rëndë të shkeljes së të drejtave për këta pacientë?

Në planin individual, shtetasit në fjalë ndodhen në kushtet e përkeqësimit të sëmundjes së tyre mendore për aq kohë sa protokollet përkatëse të trajtimit mjekësor shkelen në mënyrë të theksuar. Gjëndja e tyre mendore jo vetëm që nuk ka përmirësim por rrezikon seriozisht edhe shëndetin dhe jetën e tyre në të ardhmen. Kjo situatë e shkeljes së të drejtave të tyre shkakton vuajtje  edhe tek të afërmit dhe familjarët e këtyre pacientëve të cilët shpresojnë në përmirësimin e gjëndjes së tyre mendore dhe normalizimin e tyre.

Në planin shtetëror, këtyre shtetasve u shkelen disa të drejta themelore të garantuara në Kushtetutë si, e drejta për të mos iu nënshtruar trajtimit johuman dhe degradues, janë të privuar në mënyrë të paligjshme nga liria pasi nuk janë as të paraburgosur apo të dënuar me burgim, u cënohet e drejta për jetë familjare, janë të diskriminuar pasi nuk marrin shërbim adekuat shëndetësor, etj. Gjykatat e brendshme apo GjEDNj mund të konstatojnë këto shkelje të cilat mund të çojnë në penalizimin e shtetit Shqiptar, qoftë në planin e anëtarësimit në BE ashtu edhe në planin material për shpërblim të dëmeve të shkaktuara.

A janë bërë ndërhyrje për përmirësimin e situatës?

Në Shqipëri nuk ka një insitucion të posaçëm psikiatrik për trajtimin e personave të papërgjegjshëm penalisht.  Ngritja e këtij institucioni është angazhim i hershëm i Ministrisë së Drejtësisë.  Por, prej gati 3 dekadash, të gjitha përpjekjet për të ngritur një institucion (spital psikiatrik) apo një seksion të posaçëm brenda institucioneve të tjera, për trajtimin e komunitetit të personave që kanë kryer një vepër penale në kushtet e sëmundjes apo çrregullimeve të rënda mendore kanë dështuar. Përpjekja e bërë para gati një dekade që institucioni ku ndodhet sot Paraburgimi në Durrës, të përdorej si spital psikiatrik dështoi pasi ky objekt nuk plotësonte kushtet materiale dhe shëndetësore për të funksionuar si i tillë. Kjo do të thotë që, autoritetet Shqiptare kanë dështuar të ofrojnë një zgjidhje efektive për këto shkelje, duke mos respektuar edhe nenin 13, të KEDNj.

Në fakt, ngritja e këtij institucioni në përputhje me përcaktimet e Ligjit nr. 44/2012, “Për shëndetin mendor” është përgjegjësi ligjore e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, institucion i cili është përgjegjës për ndërtimin e një institucioni që plotëson kushtet për vlerësimin, diagnostikimin, trajtimin dhe rehabilitimin e këtyre pacientëve. Sipas ligjit, personave me çrregullime mendore duhet t’u ofrohet kujdes në një mjedis sa më pak shtrëngues, nga ekipe multidisiplinare që i përgjigjen në mënyrë komplekse nevojave mjekësore, psikologjike, sociale dhe të rehabilitimit.

Duke parë situatën e rëndë ku ndodhen këta pacientë, çfarë ka rekomanduar KPT për qeverinë Shqiptare?

Në kushtet e mësipërme, në Raportin e publikuar në dt 24 maj 2018, KPT i kërkon autoriteteve Shqiptare të përgatisin pa vonesë një plan të detajuar për ngritjen e një spitali psikiatrik si dhe të marrin masat e nevojshme për të nxitur ngritjen e tij të shpejtë.

Për rrjedhojë, kërkohet që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të përgatisë një plan të detajuar me afate kohore si dhe buxhetin e nevojshëm për ngritjen e këtij institucioni sa më shpejt. Kjo është detyrë dhe përgjegjësi ligjore e këtij institucioni dhe jo e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve apo Ministrisë së Drejtësisë.

Shoqata “Together for Life” si një organizatë që mbron të drejtat e pacientëve mbështet rekomandimin e KPT-së, për ngritjen e këtij institucioni dhe trajtimin e këtyre shtetasve duke respektuar të drejtat e tyre themelore si dhe protokollet përkatëse mjekësore. Kujtojmë që, forcimi i respektimit të të drejtave të njeriut është edhe një nga 5 prioritetet kyçe të integrimit për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian./ApleNews/

Tags: BE-sëe burgutkatastrofëkrujesherbimShkelenspitalinudhëzimet

TË LIDHURA

Nga interpelanca me Ramën tek zgjedhja e Avokatit të Popullit, nis me zhurmë seanca plenare
Aktualitet

Nga interpelanca me Ramën tek zgjedhja e Avokatit të Popullit, nis me zhurmë seanca plenare

10:26 | 11/12/2025
“Nëse të votoj sot dhe vij në zyrën tënde për çështje personale…”/ Xholi anëtares së KLP
Aktualitet

“Nëse të votoj sot dhe vij në zyrën tënde për çështje personale…”/ Xholi anëtares së KLP

10:14 | 11/12/2025
Kandidati për drejtimin e SPAK, Adnan Xholi: Duhen ruajtur standardet europiane
Aktualitet

Kandidati për drejtimin e SPAK, Adnan Xholi: Duhen ruajtur standardet europiane

10:07 | 11/12/2025
Next Post
Negociatat me BE/Zyrtari KE-së flet për fatin e Shqipërisë

Negociatat me BE/Zyrtari KE-së flet për fatin e Shqipërisë

Rama flet për punësimet, deputetja i kujton bizneset e mbyllura

Rama flet për punësimet, deputetja i kujton bizneset e mbyllura

Policia asgjësohen mbi 2 mijë bimë kanabis në Krujë, arrestohen 3 persona

Policia asgjësohen mbi 2 mijë bimë kanabis në Krujë, arrestohen 3 persona







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Nga interpelanca me Ramën tek zgjedhja e Avokatit të Popullit, nis me zhurmë seanca plenare
Aktualitet

Nga interpelanca me Ramën tek zgjedhja e Avokatit të Popullit, nis me zhurmë seanca plenare

by mirseda
10:26 | 11/12/2025
0

Tashmë ka nisur seanca plenare e ditës së sotme, teksa situata nuk duket e qetë që në...

“Nëse të votoj sot dhe vij në zyrën tënde për çështje personale…”/ Xholi anëtares së KLP

“Nëse të votoj sot dhe vij në zyrën tënde për çështje personale…”/ Xholi anëtares së KLP

10:14 | 11/12/2025
Kandidati për drejtimin e SPAK, Adnan Xholi: Duhen ruajtur standardet europiane

Kandidati për drejtimin e SPAK, Adnan Xholi: Duhen ruajtur standardet europiane

10:07 | 11/12/2025
Publikohet lista e të rrezikshmëve në SHBA, mes tyre 6 shqiptarë

Publikohet lista e të rrezikshmëve në SHBA, mes tyre 6 shqiptarë

09:51 | 11/12/2025
Spiropali me zëvendëskryeministren e Moldavisë: Zgjerimi i BE, politika më efikase për siguri

Spiropali me zëvendëskryeministren e Moldavisë: Zgjerimi i BE, politika më efikase për siguri

09:47 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com