Në prag të Bortërorit po zhvillohet edhe miqësorja Francë-Itali. Një Itali e rinovuar me në stol Roberto Mancinin dhe me disa elemente të rinj. Ndeshja është zhbllokuar shumë shpejt dhe janë “gjelat” që gjejnë golin me mbrojtësin e Barcelonës Umtiti. Ishte një rreshtim i keq i mbrojtjes së të kaltërve duke lënë Mbappe të lirë në krah i cili godet por Sirigu e bllokon, më pas është Umtiti i vetëm dhe e ka të lehtë ta shtyjë në rrjetë.