Në Otawa të Kanadasë u zhvillua sot eventi UFC Night Fight 141, që kishte si përballjen kryesore duelin mes Al Iaquinta dhe Donald Cerrone. Ky i fundit fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve pas 5 raundesh me rivalitet dhe luftë të fortë sportive (49-45, 49-45 dhe 49-46 vendimi i gjyqtarëve në favor të Cerrone).
“Cawboy” Cerrone arriti një fitore të rëndësishme ndaj nju-jorkezit Iaquinta, pas një dueli ku ai dominoi në shumicën e kohës, duke fituar 4 nga 5 raundet e zhvilluara. Iaquinta arriti të ngrihej në këmbë pas një goditje të fortë me shkelm që mori në fytyrë, por edhe pse dueloi me zemër nuk pati asnjë shans të triumfojë.
FRONT KICK TO THE FACE!@CowboyCerrone #UFCOttawa pic.twitter.com/DQBvUPDFo9
— UFC (@ufc) May 5, 2019
Donald Cerrone korri fitoren nr.36 në karrierën e tij në UFC (ka edhe 11 humbje e 1 duel pa rezultat) dhe tashmë shpreson në duelin për titullin kampion në peshën e lehtë, ndaj kampionit në fuqi Khabib Nurmagomedov.
Donald 'Cowboy' Cerrone put on a show against Ragin' Al Iaquinta. #UFCOttawa #UFConESPN pic.twitter.com/JlBckJhNaD
— MMA mania (@mmamania) May 5, 2019
Gjithsesi, pas këtij suksesi, Cerrone ngjitet në vendin e pestë në këtë Divizion. Pas fitores ai tha: “Dueli i radhës? Nuk e di, ndoshta Khabib. Gjithsesi, unë preferoj atë ndaj Conor McGregor”.
Dad @CowboyCerrone moves to 3-0 at #UFCOttawa! pic.twitter.com/qUmwrhSqU3
— UFC Europe (@UFCEurope) May 5, 2019