Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shenjat alarmante të etatizmit

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Shenjat alarmante të etatizmit

Nga: Ervis Iljazaj

Ekonomia dhe shoqëria shqiptare po kalon ndoshta një nga momentet më të vështira, së paku të dekadës së fundit, dhe shenjat për këtë janë evidente në rritjen e papunësisë, sidomos te të rinjtë, përtej faktit të punësimeve populiste të studentëve në administratë, në rritjen e emigracionit, në mungesën e investimeve të huaja dhe në mungesën e një klime konkurruese të biznesit.

E gjitha kjo klimë që ka krijuar pakënaqësi të madhe në shoqërinë shqiptare, ka ndërtuar idenë e gabuar se vjen si pasojë e krizës së kapitalizmit në Shqipëri dhe tregut të lirë. Jo më kot, në opinionin publik janë rritur në mënyrë të rrezikshme dhe agresive kritikat kundër biznesit, kundër të pasurve, kundër kapitalizmit në përgjithësi, duke ofruar si alternativë ndaj kësaj krize më shumë shtet, më shumë agjenci dhe kompani shtetërore që të menaxhojë pasuritë, shërbimet dhe ekonominë shqiptare si kundërreagim ndaj kapitalizmit.

Në fakt, është totalisht e kundërta. Nëse shoqëria dhe ekonomia shqiptare janë në ditët më të vështira, kjo është shenjë e qartë dhe krizë e etatizmit dhe mbipushtetit që shteti shqiptar ka sot në sektorët e ekonomisë dhe të shërbimeve të ndryshme.

Në këtë kuptim, në mënyrë të qartë kemi shenja pothuajse alarmante të etatizmit dhe ndërhyrjes së shtetit në ekonomi, duke prishur garën, meritën dhe konkurrencën, të cilat janë kusht thelbësor për zhvillimin e një vendi.

Prandaj, kriza e sotme shqiptare nuk është krizë e kapitalizmit, por tërësisht krizë dhe dështim i etatizmit dhe menaxhimit shtetëror të një pjese të madhe të ekonomisë dhe shërbimeve në Shqipëri.

Ja disa fakte që tregojnë etatizmin gjithmonë e në rritje që po kërcënon haptazi lirinë ekonomike dhe konkurrencën në vend.

Para disa ditësh, Ministria e Brendshme krijoi agjencinë e sigurisë private shtetërore “Ilyrian gard”, e cila do të funksionojë për mbrojtjen e objekteve të ndryshme me një logjikë fitimprurëse, duke konkurruar me agjencitë e shumta që ndodhen në treg dhe kryejnë këtë funksion. Mirëpo, duke qenë agjenci private shtetërore, e cila që në etiketim ka një paradoks, edhe private edhe shtetërore, cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë konkurrencën në këtë sektor, pasi ka të gjitha favoret dhe instrumentet që një shtet mund të ketë. Nëse shteti do të ishte më efikas në mbrojtjen e sigurisë së personave apo objekteve në tërësi, do ta bënte këtë me mjetet që ka në dorë dhe për të cilat paguajmë taksa, dhe nuk ka nevojë për të krijuar një agjenci private për t’u marrë lekët bizneseve në këtë mënyrë, që ndër të tjera nxjerr nga ky treg të gjitha kompanitë private që operojnë tashmë.

Dhe absurditetet në ofrimin e shërbimeve dhe prishjes së garës, dhe si pasojë rritjes së pushtetit të shtetit duke rritur abuzimet me të, nuk mbarojnë këtu. Ndër të tjera, dhe shenja e qartë e rritjes së oreksit shtetëror për të ndërhyrë sa më shumë në jetën shoqërore, profesionale dhe ekonomike të vendit, është krijimi i shkollës shtetërore të drejtorëve para disa muajsh. Për ta bërë më të kuptueshme, të gjithë ata persona që duan të ushtrojnë detyrën e drejtorit në institucionet e arsimit parauniversitar duhet të zhvillojnë shkollën e drejtorëve shtetërorë. Pra, është shteti shqiptar, më saktë qeveria e momentit ajo që të formëson si drejtor, dhe jo universitetet, apo institucionet e ndërtuara për këtë arsye. Qeveria certifikon institucione arsimore për të formuar profesione të ndryshme dhe nuk është ajo që prodhon këto profesione. Shenjë e qartë dhe kjo e arbitraritetit të shtetit, e cila dihet fare mirë se për çfarë përdoret në një vend si Shqipëria. Me fjalë të tjera, një person që ka studiuar në Oxford, apo në një universitet të mirë perëndimor për pedagogji, nuk mund të jetë drejtor në institucionet arsimore pa kaluar nga shkolla e drejtorëve të shtetit shqiptar.

Një rast tjetër, ku shteti shqiptar po ndërhyn dhunshëm në profesionet e lira, është krijimi i agjencive rajonale të shërbimit veterinar. Shërbimet veterinare tashmë do të ofrohen nga kjo agjenci shtetërore, dhe jo nga konkurrenca e profesioneve të lira, siç është ai i veterinerit sipas ligjeve shqiptare, duke i hequr kështu mundësinë e garës dhe ushtrimit të profesionit në mënyrë të lirë çdo personi që është certifikuar si një profesionist në atë fushë.

Këto janë vetëm disa raste ku shteti shqiptar gjithmonë e më shumë është duke ndërhyrë në mënyrë arbitrare në tregun dhe lirinë ekonomike, duke prishur garën, si pasojë efikasitetin e shërbimeve të ndryshme. Po të shtosh këtu, shtetëzimin ende që vazhdon të jetë në shërbimet e tjera, si uji, shëndetësia falas etj., atëherë kuptohet fare mirë që një pjesë e madhe e shërbimeve në Shqipëri është tërësisht etatiste dhe nuk ka lidhje aspak me kapitalizmin.

Ndër të tjera, edhe në ato raste ku shteti shqiptar ka dhënë shërbime me koncesione apo sektorë të ekonomisë të ndryshme, e ka bërë pa garë, në mënyrë korruptive dhe abuzive, që në vetvete është dhe kjo një shenjë e arbitraritetit të shtetit dhe abuzimin që sjell ai. Mirëpo, duke qenë se shumë koncesione janë bërë në mënyrë korruptive, është krijuar ideja se ato janë një instrument i keq për ekonominë. Ndërkohë që, nëse ato zhvillohen me garë dhe sipas ligjit, janë një impuls i madh për zhvillimin ekonomik.

Për të gjitha këto arsye, kriza e ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare, nuk është aspak kriza e kapitalizmit, por e etatizmit.

Ata që luftojnë kapitalizmin si e keqja më e madhe, dhe ofrojnë më shumë shtet, ende nuk e kanë kuptuar që kriza është pikërisht e këtij të fundit. Akuzojnë shtetin shqiptar si të korruptuar, dhe ndërkohë ofrojnë akoma dhe më shumë shtet?!! A nuk ka shenja mjaftueshëm për të kuptuar se më shumë shtet do të thotë më shumë pushtet, dhe më shumë pushtet më shumë korrupsion?!

Prandaj për të pasur një shtet të mirë, na duhet një shtet i vogël që të mundësojë garën, lirinë ekonomike dhe kapitalizmin në Shqipëri, atë të vërtetin./ Gazeta Liberale

 

Tags: alarmanteervis iljazajetatizmit

TË LIDHURA

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Trump “braktiset” nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare

Trump "braktiset" nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare

Shtyhet për herë të gjashtë seanca ndaj Shullazit, për shkak të avokatit

Shtyhet për herë të gjashtë seanca ndaj Shullazit, për shkak të avokatit

De Biasi mbërrin në Shqipëri, tregon çfarë bisedoi 5 orë me Dukën

De Biasi mbërrin në Shqipëri, tregon çfarë bisedoi 5 orë me Dukën







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com