Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Shembja e Teatrit/Aktorët: Po hidhet në erë mundi shumëvjeçar

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Shembja e Teatrit/Aktorët: Po hidhet në erë mundi shumëvjeçar

Zhvendosja e Teatrit Kombëtar ka hasur në reagime të ashpra nga artistët, të cilët e quajnë një absurditet vendimin për ta transferuar godinën tek Teatri “Turbina”.

Pas Robert Ndrenikës edhe artistë të tjerë janë bashkuar për të kundërshtuar zhvendosjen e godinës, ndërsa këtë akt, e konsiderojnë si sulm ndaj teatrit. Aktorët bëjnë thirrje për të ngritur zërin, pasi sipas tyre, nëse nuk ngrihet në këto momente, atëherë nuk do të ketë një shtëpi që të bëhet një gjë e tillë.

Artistët një veprim të tillë e konsiderojnë si një atentat kulturor, ndërsa kërkojnë përshkallëzimin e protestave për të mbrojtur godinën e Teatrit Kombëtar. Të organizuar në Sindikatën e Artistëve të Skenës dhe Ekranit, në një mbledhje të hapur për mediat, ata diskutuan mbi zhvendosjen sipas tyre tërësisht jotransparente të trupës së Teatrit Kombëtar tek Teatri “Turbina” dhe njëkohësisht amendimet në ligj që ata mendojnë se “cënojnë rëndë” statusin e artistit.

Reagimet e artistëve

Neritan Licaj
“Personalisht mendoj se duhet ta ngremë presionin shumë lart nëpërmjet protestave, nëpërmjet shumë institucioneve, parlament, kryeministri, presidencë, të ftojmë shoqërinë cvile, pra të ngremë një valë të madhe kundër kësaj arrogance” thotë aktori Neritan Licaj.

Arben Derhemi

“Nëse nuk reagojmë tani nuk do të reagojmë kurrë më, sepse nuk do të kemi shtëpi për të reaguar”. Sipas tij “Teatri Kombëtar pas pesë vjetësh që ka ikur këtej të vijë për godinën e re e cila do të jetë një godinë e re, marramendëse, fantastike, por nuk dihet se si është pasi nuk ka projekt”.

Taulanta Jupi

Regjizorja Japi u shpreh veçanërisht për amendimet e bëra në ligjin “Për artin dhe kulturën”. “Ministria e Kulturës dhe kjo qeveri, me këtë ligj që duan të na përfshijnë dhe të aprovojnë na kanë shpallur luftë” thotë ajo. “Boll 27 vjet kemi dëgjuar fjalët “Ne nuk kemi spitale”, “Ne nuk kemi shkolla”, “Ne nuk kemi rrugë”, “Arti është i fundit”! Jo zotërinj arti nuk është i fundit!” tha regjisorja Jupi.

 Altin Basha

“U sulmuan fillimisht institucionet që kishin ndërtuar artistët, me pak presion, me pak lobim, me pak mundësi, për të ardhur tek pika e fundit që është ligji. Me pak fjalë unë e kuptoj këtë si vrasje të pluralizmit kulturor” tha ai.

Mehdi Malkaj

Me zë të dridhur aktori Mehdi Malkaj tha : “Ne nuk jemi skllevër, ne jemi vlerë kombëtare! Ata na marrin na nxjerrin përjashta. Pse na nxjerrin përjashta?”

Mjeshtrat e skenës “Artisti i Popullit” Robert Ndrenika dhe “Artisti i merituar” Mirush Kabashi kundërshtuan në mënyrë kategorike të cilësuarin prej tyre “planin e vjetër për ta zhdukur Teatrin Kombëtar” dhe “rolin e skllavit” në të cilin, thanë ata ky projektligj i detyron artistët.

“Është folur që do të bëhet një teatër dhe prapë nuk ka patur pikë transparence. Teatri bëhet një herë në 500 vjet” tha Robert Ndrenika. “I takon shtetit shqiptar të ndërtojë një teatër, një teatër 500-600 vjeçar. “Turbina” ishte qesharake. Për teatër ajo nuk bën. Ajo është për ndonjë fushatë elektorale. Ne nuk duhet të lejojmë të prishet ai taeatër pa marrë vesh se çdo bëhet në të” tha aktori.

Mirush Kabashi
“Këshilli artistik momentalisht i Teatrit Kombëtar nuk ka asnjë aktor, asnjë regjisor dhe asnjë dramaturg. Ky ligj që ne kemi është më autokratik se në kohë e Ramiz Alisë” tha aktori Mirush Kabashi.
Pas diskutimeve të gjata artistët kanë dalë në një vendim të përbashkët, që e bëri të ditur aktori Laert Vasili. “Ne kërkojmë: Të anullohet vendimi për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar dhe të bëhet transparenca e plotë mbi projektin e ndërtimit të teatrit të ri. Të pezullohet projektligji dhe të hapet dialogu me komunitetin për një projektligj tjetër”.
Nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen ata paralajmërojnë bojkot total të shfaqjeve deri në përshkallëzim protestash. Kjo lëvizje e artistëve të skenës vjen pas reagimeve që patën edhe shoqatat e kineastëve me amendimet që i janë bërë ligjit “Për artin dhe kulturën”. Ndërkohë që nga zyra e shtypit të Ministrisë së Kulturës njoftojnë se javën e ardhshme është parashikuar një tryeze diskutimi me grupet e interesit.

Tags: ‘PO’aktoreteremHidhetmunditshembjashumevjecarteatrit

TË LIDHURA

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet
Kultura

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet

10:36 | 17/10/2025
”Do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian”, Rama publikon fotot
Kultura

”Do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian”, Rama publikon fotot

11:54 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Next Post
Statusi i minatorit/Mazhoranca rrëzon projektligjin e LSI-së, protestë jashtë Kuvendit

Statusi i minatorit/Mazhoranca rrëzon projektligjin e LSI-së, protestë jashtë Kuvendit

Virtus Entella, shpresa e fundit që Llullaku të shpëtojë sezonin

Virtus Entella, shpresa e fundit që Llullaku të shpëtojë sezonin

Guarin: Më ktheni në shtëpi, isha i detyruar të largohesha

Shkarkohen tubat në Osum/Ministri Klosi: Burg për shkelësit e ligjit







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro
Bota

Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro

by mirseda
22:28 | 24/10/2025
0

Një pikturë e Pablo Picasso-s që përshkruan Dora Maar-in, muzën dhe shoqëruesen e gjatë të piktorit spanjoll,...

Franca ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet të dhurojnë

Franca ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet të dhurojnë

22:13 | 24/10/2025
Media italiane: Flori Paluçi, nga arratia në Itali te vrasja në Manëz

Media italiane: Flori Paluçi, nga arratia në Itali te vrasja në Manëz

22:08 | 24/10/2025
Tensionet tregtare BE-Kinë, pritet takimi mes Brukselit dhe Pekinit për metalet e rralla

Tensionet tregtare BE-Kinë, pritet takimi mes Brukselit dhe Pekinit për metalet e rralla

21:24 | 24/10/2025
Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

21:17 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com