Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shembja e Teatrit, tani nuk është më e ndaluar të vjedhësh!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Teatri/“Po shkatërroni gjithçka të ndërtuar para vitit ‘44, do shkoni në burg!”

Nga Andi Bushati/Kjo e enjte është një ditë që do të hyjë në historinë e kuvendit të Shqipërisë. Jo për faktin se 75 deputetë sejmenë të Edi Ramës ngritën kartonët për të shkatërruar Teatrin Kombëtar.

Jo se ata po i zhvatin Tiranës një nga monumentet e pakta që evokojnë periudhën kur ajo filloi të vinte era qytet.

As se këtu kemi thjeshtë të bëjmë me një grabitje të pastër, nga ato të cilat qeverisjet në Shqipëri prodhojnë vazhdimisht. As se u përdhosën disa ligje të rëndësishme dhe u shkel brutalisht kushtetuta e vendit.

Të gjitha këto, që tani janë thënë dhe stërthënë, qëndrojnë plotësisht. Por ajo që ka ndodhur sot është më e rëndë sesa kaq. Sepse ajo instalon një regjim të ri në Shqipëri, sepse ajo shënon një pikë kthese në rendin e tanishëm të gjërave.

Deri më tani shqiptarët kanë qenë të ndërgjegjshëm se pothuajse të gjithë politikanët vjedhin. Se ata marrin ryshfet, para të thata, prona në natyrë, metra katrorë, përqindje në aksione për çdo firmë që hedhin.

Njerëzit shikojnë se ku ata banojnë, se me ç’vetura lëvizin, se në ç’shkolla i edukojnë fëmijët, se ku i kalojnë pushimet dhe se si i ndërrojnë kostumet e tyre “sur mesure”.

Por, megjithëse ky është një sekret publik, deri më sot dukja është ruajtur. Nano se ka pranuar kurrë se ka nxjerrë gruan për të bërë para.

Berisha se ka thënë asnjëherë se kishte emëruar të birin për sekser. Meta e ka mohuar gjithnjë se në bllok mbante llogarite e korrupsionit. Pra të gjithë, në një farë mënyre, janë munduar të ruajnë së paku fasadën.

Deri tani kështu ka grabitur edhe Edi Rama. Ne të gjithë kemi njëmijë e një pikëpyetje për mënyrën se si janë dhënë koncesionet e shëndetësisë.

Ne të gjithë kemi hije të forta dyshimi për allishverishet që janë bërë me kontratat e inceneratorëve për djegien e plehrave.

Ne të gjithë nënqeshim sa herë jepet një leje e re kulle në Tiranë. Për të gjitha këto dihet pazari, përqindjet dhe sa hyn pak a shumë në xhepin e njërit apo tjetrit.

Por, edhe në këto raste flagrante një lloj formalizmi është ruajtur. Një gjysmë procedure është zbatuar, një lloj gare farsë është kryer.

Ndërsa prej sot e tutje ka rënë bilbili i përfundimit të kësaj loje me maska. Këtë të enjte Edi Rama, me 75 shurdhë memecët e tij i ka dhënë të drejtën vetes të vjedhë me ligj.

Ai ka ngritur siparin e një faze të re duke e detyruar parlamentin t’i dhurojë 8 mijë metra truall publik një kompanie private.

Sipas rrëfimit të tij halucinant, një biznesmeni që deri më tani idenë më të ndriçuar e ka pasur që të pagëzojë një rrugë të qytetit me emrin e vet, që në të gjallë, i paska lindur inspirimi ta bëjë Shqipërinë me një teatër modern.

Po sipas kësaj legjende ai paska gjetur edhe një arkitekt me renome ndërkombëtare që ka kopjuar shpejt e shpejtë një godinë të ngritur më parë në Kore.

Dhe sapo ka dëgjuar për këtë dhuratë nga qielli, qeveria na qenkësh mrekulluar. Ajo është treguar e gatshme t’i falë një pronë publike – që vlen 200 milion euro e më shumë – mu në zemër të Tiranës.

Po pastaj kanë filluar problemet. Kjo nuk bëhet pa miratimin e Këshillit Bashkiak ku nuk kemi shumicën? S’ka problem.

Kjo nuk bëhet dot në kuadrin e ligjit aktual për prokurimin publik, për konçensionet apo për investime strategjike? S’ka problem.

Kjo nuk bëhet dot pa garë dhe pa i dhënë edhe konkurrentëve të tjerë në treg mundësinë që të japin një ofertë më të volitshme në këmbim të kësaj pasurie përrallore? Edhe kjo tejkalohet.

Dhe kështu lindi ligji i sotëm Rama- Fusha i cili nuk është vetëm një grabitje ditën për diell, por një gjë shumë më e madhe.

Ai përbën pikën e kthesës, se që këtej e tutje, të vjedhësh, nuk është më e ndaluar; se boll të mblidhen bashkë një pushtetar dhe oligark dhe kjo qenkësh e mjaftueshme që të rrënohet trashëgimia, të tjetërsohet prona publike, të mos pyeten grupet e interesit, të shpërfillet i gjithë korpusi ligjor ekzistues e kështu me radhë…

Me pak fjalë, votimi i sotëm për shembjen e teatrit nuk do të hedhë në erë vetëm godinën e fisme të ndërtuar nga italianët, por ai i ka vënë minat edhe praktikës çerek shekullore për të vjedhur me kujdes, për të grabitur me skrupuj dhe për të mos e legalizuar hajdutërinë si meritë.

Prej sot ne kemi hyrë në një fazë të re. Në një fazë ku ne gazetarët është e kotë të përpiqemi të bëjmë hetime investigative, të tregojmë me prova dhe fakte mëkatet e një pushteti që e pohon me krenari krimin e tij.

Në një fazë ku shoqëria civile dhe aktivistët anti-korrupsion nuk ka vlerë të na tregojnë sesa thellë ka vajtur e keqja.

Në një fazë ku opozita, sa herë që do të tentojë të shkojë këtej e tutje në parlament, do të bëhet thjeshtë fasadë e atij grushti grabitësish që dialogojnë vetëm me veten.

Që prej kësaj të enjteje, kur parlamenti e legalizoi vjedhjen me ligj asgjë nuk mund të jetë si më parë.

Para të gjithëve kanë mbetur vetëm dy rrugë: ose të nënshtrohen para këtij regjimi të ri, ose të kërkojnë metoda të ndryshme nga deri sot për të ndaluar këtë bandë. (Lapsi.al)

Tags: ndaluarshembjaTaniteatritVjedhësh

TË LIDHURA

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Next Post
Dënohet trafikanti shqiptar, çonte emigrantë drejt Anglisë. Dalin mesazhet: Nisem të shtunën…   

Dënohet trafikanti shqiptar, çonte emigrantë drejt Anglisë. Dalin mesazhet: Nisem të shtunën...   

Skandali i Fatmir Xhafajt/Basha: T’i arrestohet vëllai dhe të dorëhiqet!

Shembja e Teatrit/Basha: Rama pastron paratë e drogës me kulla. Ka futur në xhep 200 mln Euro

Manipulohet ligji për Teatrin, ja si u fut në votim deputeti që mungonte

Manipulohet ligji për Teatrin, ja si u fut në votim deputeti që mungonte

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

16:31 | 15/05/2025




TË FUNDIT

Alimehmeti: Nuk kam pasur asnjë lloj komunikimi me Tabakun
Politikë

Alimehmeti: Nuk kam pasur asnjë lloj komunikimi me Tabakun

by mirseda
11:02 | 22/05/2025
0

I ftuari në podcast-in “Të Pashoq” ishte kandidati i PD-së për deputet, Ilir Alimehmeti. Ai ka dhënë...

Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame

Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame

10:49 | 22/05/2025
Avokati Radovan Çela dënohet me 2 vite e 8 muaj burg

Avokati Radovan Çela dënohet me 2 vite e 8 muaj burg

10:47 | 22/05/2025
Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur drejt BE-së

Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur drejt BE-së

10:44 | 22/05/2025
Nga Finiqi në Has, si e ndan makina zhvillimin ekonomik mes 61 bashkive

Nga Finiqi në Has, si e ndan makina zhvillimin ekonomik mes 61 bashkive

10:30 | 22/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com