Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Shefi i Donald Lu e pranon: Bashkpunuam me Soros në Ballkan

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Shefi i Donald Lu e pranon: Bashkpunuam me Soros në Ballkan

Investigimi i “Judical Watch” për lidhjet e Soros-it me të majtën në Shqipëri, hedhin dritë edhe mbi të pathënat në median tonë lidhur me shkarkimin e Viktoria Nuland dhe Hoyt Brian Yee, dy “mentorët” e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Hoyt Yee, ndryshe nga sa ka faktuar “JW” nëpërmjet dokumentave zyrtarë të Departamentit të Shtetit, ka mohuar para Kongresit Amerikan për lidhjet e Soros me diplomatët amerikanë në Ballkan, përfshirë edhe Shqipërinë. Gjithashtu, ish-zyrtari i lartë amerikan ka mohuar edhe që diplomacia amerikane, nën ndikimin e Fondacionit Soros, ka mbështetur qeverinë në Shqipëri (të Edi Ramës).

Por, dokumentat zyrtarë të Kongresit Amerikan japin një panoramë të qartë se si kongresmeni Dana Rohrabaher “kryqëzon” ndihmës-sekretarin Hoyt Yee për tolerancën e dëshmuar nga diplomatët amerikanë në rajonin tonë karshi interesave të Sorosit.

Seanca e nën komisionit për Evropën dhe Azinë në Kongresin Amerikan është zhvilluar në datë 17 maj 2017, pak ditë pasi një mision fakt-mbledhës prej 5 senatorësh zhvilluan një tur në Ballkan. Në vijim të këtij turi, kongresmenët vunë në dijeni Presidentin Donald Trump dhe Sekretarin e Shtetit në atë kohë, Rex Tillerson, për lidhjet e fuqishme që Soros kishte krijuar, ndër të tjera, me qeverinë e Shqipërisë.

Takimi i nënkomisionit të Kongresit u pasua me shkarkimin e Hoyt Brian Yee, me largimin e Viktoria Nuland dhe, më tej, me largimin e vetë Rex Tillerson, i cili nuk reagoi me shpejtësi ndaj frenimit të bashkëpunimit mes Soros dhe diplomatëve amerikanë. Nga kjo histori, i vetmi diplomat që vijon ende detyrën është ambasadori Lu, i cili tashmë sheh se si mbështetësit e tij kryesorë u larguan përfundimisht nga shërbimi diplomatik.

“Boldneës.al” zbardh një pjesë të debatit ndërmjet kongresmenit Dana Rohhrbacher, i cili drejton nën komisionin e Kongresit Amerikan për Evropën e Azinë dhe Hoyt Brian Yee, lidhur me ndikimin e Soros në Ballkan:

ROHRABACHER: Një prej çështjeve që kemi dëgjuar dhe që gjendet edhe në një letër të disa senatorëve amerikanë është që George Soros, për të cilin shumë njerëz mendojnë që vepron kundër interesave të Amerikës, aktualisht është shumë i përfshirë në Ballkan. Gjithashtu, rezulton se Soros është i përfshirë edhe në disa programe të shtetit amerikan. Cilat janë këto programe, me të cilët ka bashkëpunuar George Soros? Dhe, a ka qenë një gjë e mirë kjo?

YEE. Zoti Kryetar, së pari dua të theksoj se këto histori, akuzat për përfshirjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur dhe vetë z. Soros në Ballkan, janë shumë të ekzagjeruara. Dhe kjo që po them këtu është ajo që mendon edhe qeveria e Shteteve të Bashkuara, por edhe nga Bashkimi Europian. Me fjalë të tjera, ne nuk jemi nën ndikimin e asnjë personi apo institucioni, as nën ndikimin e z. Soros dhe të askujt tjetër. E kundërta është e vërtetë. Ka disa OJQ dhe organizata të tjera që mbështesin atë që BE dhe SHBA promovojnë, sa u përket avancimit të reformave, forcimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, forcimin e lirisë së medies, forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, forcimin e shoqërisë civile. Të gjitha këto janë prioritetet e komunitetit ndërkombëtar, të udhëhequra nga BE dhe SHBA.

Në shumë vite, ne kemi pasur mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur në Ballkan, kryesisht në fushën e forcimit të shoqërisë civile, në forcimin e rolit të qytetarëve si kontribuues të stabilitetit, në kontributin për realizimin e reformave, të cilat ne i mendojnë të rëndësishme.

Pra, ka pasur disa bashkëpunime. Ka pasur disa raste kur BE dhe SHBA kanë mbështetur Fondacionin Shoqëria e Hapur në vite të ndryshme për promovimin e disa projekteve. Por kjo mbështetje ka qenë shumë më e vogël se sa mendojnë sot disa njerëz, të cilët qarkullojnë mendimet se influenca e z. Soros ka qenë disproporcionale.

Mr. ROHRABACHER. Pra, ju po konfirmoni se ka pasur disa bashkëpunime me projektet e Xhorxh Soros, por që po ekzagjerohet lidhur me influencën që ka pasur organizata e Sorosit?

Mr. YEE. Po, kjo është.

Mr. CICILLINE (kongresmen) Z. Yee. A keni diskutuar ju direkt me Sekretarin e Shtetit, Tillerson, lidhur me strategjinë për Ballkanin?

Mr. YEE. Faleminderit për përgjigjen. Unë nuk kam diskutuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë me Sekretarin Tillerson lidhur me strategjinë tonë në Ballkan. Gjithësesi, këto gjëra i kam diskutuar me zyrtarë të niveleve të ndryshme në Departamentin e Shtetit.

Tags: BallkanBashkpunuamdonald lushefiSoros

TË LIDHURA

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren
Aktualitet

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime
Aktualitet

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
Next Post
Roma eliminoi Barcelonën, festa e komentatorit po bën xhiron e botës (Video)

Roma eliminoi Barcelonën, festa e komentatorit po bën xhiron e botës (Video)

Video perverse e mësuesit/Deputeti i PD: Fundi i edukimit, Nikolla të dorëhiqet

Video perverse e mësuesit/Deputeti i PD: Fundi i edukimit, Nikolla të dorëhiqet

Shkrimtarja rrëfen dashurinë për Edi Ramën: E kisha pedagog, por…

Shkrimtarja rrëfen dashurinë për Edi Ramën: E kisha pedagog, por...







JU REKOMANDOJMË

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com