Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo ka dhënë alarmin edhe mbi ndikimin e fshehtë të Kinës.
Teksa foli për BBC, Pompeo tha se “përpjekjet e Kinës për të ushtruar ndikim të fshehtë mbi Perëndimin janë po aq shqetësuese sa dhe ndikimi rus.
Jo vetëm kaq, por Pompeo tha se gjurmët e Kinës madje në këtë lloj ndikimi janë madje më të mëdha se ato të Rusisë.
Kreu i CIA-s mori si shembuj përpjekjet për të vjedhur informacionin e tregut të SHBA si dhe infiltrimin e shkollave dhe spitaleve.
Deri më tani, fokusi i debatit politik në Uashington ka qenë ndërhyrja ruse, teksa është përfolur për dhënie informacioni sekret, por sipas shefit të CIA-s, Kina ka bërë një ndryshim akoma më të madh në aftësinë për të pasur impakt me influencën e saj.