Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA/Emigrantët shfrytëzohen për të rindërtuar Hjuston

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
SHBA/Emigrantët shfrytëzohen për të rindërtuar Hjuston

Pasi uragani Harvey shkatërroi apo dëmtoi dhjetëra mijëra shtëpi në Hjuston dhe në Teksasin lindor, operacioni i pastrimit pritet të zgjasë 20 muaj dhe me kosto më të larta edhe se sa uragani Katrina që u pasua nga rimëkëmbja më e kushtueshme në historinë e Shteteve të Bashkuara. Punëtorët pa dokumente janë pjesë e punës sfiduese për rindërtimin e qytetit të katërt më të madh të Amerikës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ramon Taylor, ata po kontribuojnë në këtë përpjekje, megjithë rreziqet e shumta.

Qyteti i Hjustonit nuk është më i përmbytur, por në disa lagje vazhdon të mbizotërojë myku. Nuk ka mjaftueshëm të punësuar për operacionin e pastrimit dhe kjo ofron një mundësi për punëtorët pa dokumente…

…si këta burra, që presin në parkimin e një dyqani materialesh ndërtimi nëse dikush ka nevojë për punë krahu, si për shembje strukturash, ndërtim, apo lyerje. Mbi 28% e të gjithë forcës punonjëse të Teksasit është pa dokumente. Jo vetëm që rrezikohen të deportohen, por edhe vetë puna që ata bëjnë është e rrezikshme.

Organizatori në komunitet, Mauricio Iglesias, thotë se shumë prej punëtorëve pa dokumente të ndërtimit nuk i dinë të drejtat e tyre në vendin e punës, duke u bërë kështu edhe më shumë të cënueshëm.

“Nuk kanë pajisje për frymëmarrjen, nuk kanë doreza, nuk kanë helmeta, nuk kanë asnjë mjet për të punuar dhe jo më paisje mbrojtëse ndaj bakterieve”, thotë zoti Iglesias.

Rob Hellyer, i Shoqatës së Ndërtuesve të Hjustonit, thotë se ai dhe anëtarët e tjerë të shoqatës ruajnë standarde të larta kur punësojnë njerëz. Por, ai thotë se një pjesë e problemit vjen për shkak të dallimeve në ekonomi dhe në praktikat shëndetësore të vendeve nga kanë ardhur punëtorët pa dokumenta.

“Atje kanë praktika dhe standarde shumë më të ulëta, në veçanti për sa i përket rregullave të sigurisë personale dhe ndoshta padije për rreziqet me të cilat do të përballen”, thotë zoti Hellyer.

Një situatë e tillë e rrezikshme është një operacion pastrimi i ujërave të zeza të kategorisë 3, që përmbledh krahas ujërave të zeza, edhe kimikate dhe ujin e sjellë nga përmbytja. Për punëtorët me paga të ulëta, të cilët paralelisht po mundohen të rindërtojnë edhe vetë shtëpitë e tyre, ka më shumë kërkesë për të punuar në pastrim, pavarësisht rreziqeve.

“Duam të punojmë dhe ndjehemi mirë që ka shumë punë, por në të njëjtën kohë ndjejmë gjithashtu se është shumë e rrezikshme”, thotë Elsa Isaula, e cila menaxhon një kompani pastrimi në Hjuston. Ky shqetësim mbizotëron tek shumë familjarë, shkruan voa.

“Frika ime më e madhe është nëse do më telefonojnë për të më dhënë ndonjë lajm të keq”, thotë Bernadina Rodriguez, bijtë e së cilës punojnë në ndërtim.

Gjatë orëve të pritjes, punëtorët që presin në parkim tregojnë historitë e tyre për plagosjet dhe aksidentet, por vazhdojnë të presin duke shpresuar për punë.

Tags: emigrantetHjustonrindërtuarSHBAshfrytezohen

TË LIDHURA

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

22:50 | 28/03/2026
Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve
Bota

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit
Bota

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Next Post
Alba barazon gjithçka, çfarë asisti nga Messi(Video)

Alba barazon gjithçka, çfarë asisti nga Messi(Video)

Sulmi në Stamboll/Ideatori mund të jetë vrarë në Gjeorgji

Sulmi në Stamboll/Ideatori mund të jetë vrarë në Gjeorgji

Nuk ka fitues në “Mestalla”, Barcelona peng i atij goli të anuluar të Messit (Video)

Nuk ka fitues në “Mestalla”, Barcelona peng i atij goli të anuluar të Messit (Video)







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com