Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA-të në zgjedhje, por miliona amerikanëve u mohohet e drejta e votës

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
SHBA-të në zgjedhje, por miliona amerikanëve u mohohet e drejta e votës

Shtetet e Bashkuara kanë më shumë të burgosur se ndonjëherë më parë – rreth 6.1 milionë burra dhe gra. E drejta bazë demokratike për të votuar për këta shkelës të ligjit ndryshon shumë nga shteti në shtet. Në disa shtete, si Florida, ish-të burgosurit presin me vite për të rifituar me mund të drejtën e votës. Ndërsa, Vermonti është një nga dy shtetet amerikane që u lejon të burgosurve aktualë të ushtrojnë të drejtën e votës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, na njeh me ndikimin që mund të kenë këta votues me të drejta të kufizuara në zgjedhjet lokale dhe kombëtare amerikane.

Shteti i Vermontit i dha Dan Close-it një shans të dytë pasi bëri një gabim të pafalshëm.

“Nëse je shtetas amerikan, duhet të kesh edhe të drejtën e votës, qoftë i burgosur, apo jo”, thotë zoti Close.

Ai është një ndër miliona njerëz në mbarë vendin, të cilët kanë të drejtën të votojnë pasi janë gjetur fajtorë, në rastin e tij për akuzat për drogë. Zoti Close banon në njërin prej dy shteteve amerikane, Vermont dhe Maine, që u lejojnë të burgosurve të drejtën e votës.

“Njerëzit e marrin për të mirëqenë. Është një e drejtë që e ndjen kur të hiqet”, thotë zoti Close.

Por, qasja progresive e shtetit Vermont për të drejtën e votës nuk është edhe aq popullore këtu.

“Paguan çmimin e humbjes së lirisë”, thotë Richard Perry, banor i Vermontit.

14 shtete amerikane ua rikthejnë automatikisht të drejtën e votës të dënuarve që lirohen nga burgu.

Të paktën kështu duhet të ndodhë.

“Sapo një person ri-integrohet shoqëri dhe bëhet anëtar kontribues i saj, mendoj se duhet t’u rikthehen të gjitha të drejtat”, thotë Andrew Kingsbury, ish-punonjës i sistemit të burgjeve.

Nuk po ndodh kështu me Yraida Guanipa. Vuajtja e dënimit të saj për drogë në Florida, ka përfunduar vite më parë, por ajo thotë se ende po ndëshkohet.

“Askush nuk e imagjinon dot sa e dhimbshme është. Tani unë as nuk votoj dot. Madje nuk di nëse do votoj dot ndonjëherë”, thotë Yraida Guanipa, ish-e dënuar në shtetin Florida.

Ajo është vetëm një nga 4.7 milionë të dënuarit në mbarë Shtetet e Bashkuara, të cilët nuk votojnë dot. Së bashku me shtatë ish-të dënuar të tjerë, ajo ka paditur shtetin e Floridas për proceset e rikthimit të së drejtës së votës.

“Ata aplikojnë standarte të paqarta, si p.sh.: a e ke transformuar jetën tënde; a ke treguar keqardhje të mjaftueshme – pra, çfarë mund të vlejë për një person, nuk bën për një tjetër”, thotë Jon Sherman, i Rrjetit Ligjor për Zgjedhjet e Drejta.

Në Florida bëhet fjalë për 1.5 milionë votues, pra një përqindje e konsiderueshme në një shtet tepër të rëndësishëm për zgjedhjet presidenciale. Njehsimi i këtyre mospërputhjeve mes shteteve amerikane për rikthimin e të drejtës së votës të dënuarve është pjesë e një debati rreth shtypjes së të drejtës së votës, debat që po zhvillohet në prag të zgjedhjeve për Kongresin amerikan.

Anketimet tregojnë se shumica e votuesve të Floridas mbështesin një iniciativë për të ndryshuar procesin e rikthimit të së drejtës së votës të dënuarve.

Ndërkohë, në shtetin e Vermontit, zoti Close mezi pret të votojë në zgjedhjet për Kongresin.

“Është vetëm një votë, por që mund të bëjë ndryshimin”, thotë ai.

…Është një mundësi që ai nuk e merr lehtë.

Tags: amerikanevee drejtae votësmilionaSHBA-tëu mohohetzgjedhje

TË LIDHURA

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!
Bota

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga
Bota

Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

19:33 | 14/02/2026
Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!
Bota

Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!

18:40 | 14/02/2026
Next Post
27 janari/Paloka: Rama lëshoi konet t’i lehnin protestës

Paloka: Rama kërkon të shpëtojë shokët e vet me ngjarjen e Bularatit

Dy supergola ‘fundosin’ Partizanin, Skënderbeu merr kreun (Video)

Dy supergola ‘fundosin’ Partizanin, Skënderbeu merr kreun (Video)

Moti i keq në Itali, shkon në 7 numri i viktimave

Moti i keq në Itali, shkon në 7 numri i viktimave







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com