Ngrohja globale është duke dhënë pasojat e saj dhe këtë vit duket se po shfaq ekstremet e saj. Temperaturat ndryshojnë në mënyrë të frikshme nga njëri kontinent në tjetrin. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej disa ditësh temperaturat e ulëta kanë arritur nivelet e Arktikut, në Australia flakët e zjarrit janë kthyer në një ferr, për shkak të temperaturave tejet të larta.
Sapo është mbyllur muaji i parë i vitit 2019 dhe është e habitshme ajo që pritet të ndodhë. Pasi meteorologët flasin për një të nxehtë ekstrem që pritet të preke globin. Në SHBA më shumë se 200 milionë amerikanë përjetuan një të ftohtë historik me temperature që ranë nën -32 gradë celsius, duke shkaktuar rreth 20 viktima dhe 2300 fluturime të anuluara.
Të enjten, temperaturat në 11 shtete të kontinentit amerikan, arritën në nivele edhe më të ulëta se rekordi i shënuar në Utqiagvik, qyteti më verior i Alaskës.
Ndërkohë, ditë pas dite temperaturat nisën të rriten në Australi. Në të gjithë kontinentin ka rrugë të bllokuara, infrastrukturë të dëmtuar si dhe kafshë dhe peshq të ngordhur.
Qyteti jugor i Adelaides shënoi ditën më të nxehtë në 24 Janar kur termometri shënoi 46 gradë celsius, ndërsa shërbimi meteorologjik në vend e cilësoi këtë si mot të paprecedentë.
An Australian man spent over two hours tending to this thirsty koala after temperatures soared to 49C during a heatwave.
For more news and video, head here: https://t.co/iOm40vn1kt pic.twitter.com/DO8l0APreL
— Sky News (@SkyNews) January 25, 2019