Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA shpenzon 9 miliardë dollarë për Halloween-in, dhe vetëm 1.5 miliardë për të luftuar urinë në botë

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
SHBA shpenzon 9 miliardë dollarë për Halloween-in, dhe vetëm 1.5 miliardë për të luftuar urinë në botë

Federata Kombëtare e Shitjeve me Pakicë në SHBA, raportoi se shpenzimet në festën e Halloween-it për karamele dhe kostume, do të arrijnë në 9.1 miliardë dollarë këtë vit. Sa për krahasim, programi amerikan ”Food for Peace” (Ushqim për paqe), që lufton urinë në botë, merr normalisht vetëm 1.5 miliardë dollarë fonde në vit.

Programi amerikan McGovern-Dole, i cili ushqen fëmijët e uritur të moshës shkollore jashtë vendit, mund të marrë deri në 200 milionë dollarë fonde në vit nga Kongresi Amerikan. Tani imagjinoni një moment, sikur edhe vetëm një pjesë e atij 9.1 miliardësh nga Halloween-i të shkojë për të ushqyer miliona të uriturit nëpër botë.

Fantazmat e shkuara të Halloween-it na tregojnë se mundemi. Gjatë Depresionit të Madh, gazeta “Chicago Tribune”, ngriti Fondin për Fëmijët e Uritur në Shkolla. Familjet po luftonin për bukën e gojës, në mesin e varfërisë së shkaktuar nga tragjedia më e madhe ekonomike në historinë botërorë. Fondi i gazetës, siguroi dreka falas për fëmijët shkollorë në pamundësi ekonomike për të ushqyer normalisht.

Në një nga festat e Halloween-it, “Chicago Tribune” publikoi një thirrje ku thuhej se fëmijët e uritur “do të dëshironin më mirë se të gjitha festat e Halloëeen-it në botë, një vakt të bollshëm të ngrohtë”. Gazeta i pyeti lexuesit e saj:”Kur të planifikoni festimin e Halloween-it, a mundeni të ulni disi shpenzimet tuaja, dhe t’i dërgoni paratë e kursyera për Fondin e Fëmijëve të Uritur në Shkolla?”.

Fondi rezultoi të ishte një sukses i jashtëzakonshëm, duke ofruar dreka falas për fëmijët në Çikago, dhe qe një nga pararendëset e Programit Kombëtar të Drekës në Shkollë në SHBA. Në vitin 1950, një tjetër apel me rastin e kësaj feste mblodhi fonde për llogari të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF. Mijëra fëmijë shpërndanë kuti ku njerëzit mund të hidhnin donacione në para, në vend të karameleve sikurse e kërkon tradita e festës.

Në vitin 1979, kjo fushatë u përdor për të ushqyer miliona kamboxhianë që vuanin nga uria. Kongresmeni Michael Barnes nga Merilend, inkurajoi donacionet me rastin e festës së Halloween-it, i frymëzuar nga një letër që mori nga një fëmijë i vogël. Në letër vogëlushi shkruante: Kam lexuar në ‘Time Magazine’ se njerëzit në Kamboxhia janë duke vdekur urie. Si kongresmeni im, a mund t’i ndihmoni ata? Ju lutemi votoni për t’iu dërguar më shumë para për ushqim”. Fëmija dërgonte bashkë me letrën edhe një monedhë disacentëshe.

Barnes, vuri në dukje historinë e popullit amerikan në “tejkalimin e qeverisë së tyre, për sa i përket dhembshurisë”. Kjo dhembshuri nevojitet edhe sot për të mbështetur UNICEF-in, që po ndihmon fëmijët e kequshqyer në Sirinë e shkatërruar nga lufta, dhe në shumë vende të tjera të botës. Këtë vit përfituesit e donacioneve, do të jenë edhe të prekurit uragani që shkatërroi Puerto Rikon.
Nëse kemi sadopak imagjinatë, Halloween-i mund të ndihmojë për të ushqyer të uriturit. Për shembull, Burwinkel Farms në Ohajo, po organizojnë aktivitetin “This Bar Saves Lives”, si pjesë e festimeve të tyre të Halloëeen-it. Çdo blerje në këtë rrjet baresh, krijon një fond që shkon për fëmijët e kequshqyer në vendet në zhvillim. Aktorja Kristen Bell, protegoniste në filmin e mirënjohur “Frozen”, u angazhua në organizimin e kësaj nisme.

Një kompani me qendër në Rhode Island, Edesia, prodhon ushqime të ardhurat e të cilave shkojnë për bamirësi, në favor të luftës kundër urisë në botë. Ata po përdorin donacionet e mbledhura për të ushqyer fëmijët në Sudanin e Jugut dhe Somali, dy vende të kërcënuara nga uria për shkak të luftës.

Ndërsa Halloween-i i sivjetshëm është në prag, katër kombe (Jemeni, Sudani i Jugut, Somalia dhe Nigeri) kërcënohen nga uria. Siria, Iraku, Haiti, Mali, Etiopia dhe shumë vende të tjera po vuajnë gjithashtu nga kriza të rënda të urisë. Agjencitë e ndihmave humanitare, nuk zotërojnë burime të mjaftueshme për të përmbushur sfidën e emergjencës më të rëndë globale të urisë që nga epoka e Luftës së Dytë Botërore.

Në rast se cilido e bën luftën kundër urisë pjesë të festimeve të tij të Halloween-it, mendoni për një moment se çfarë ndryshimi mund të sjellë për këtë kauzë të madhe. Po sikur fushatat e lartpërmendura të mblidhnin donacione për një vizitor të imagjinuar, një nga më të uriturit në botë, dhe të grumbullonin donacione edhe për Programin Botëror të Ushqimit, Shërbimet Katolike të Ndihmës, Save the Children, Mercy Corps dhe UNICEF të cilët po luftojnë urinë jashtë shtetit.

Po sikur edhe ju vetë të mblidhni në zonën tuaj, sa më shumë ushqime e para që mundeni? Le ta bëjmë historinë tonë të Halloween-it, ndaj kërcënimit më të frikshëm në botë:urisë. Mendoni si mund ta luftoni urine, si pjesë të kremtimit të festës së këtij viti. Ndarja e ushqimit dhe mirëqenies bazike me ata që janë më pak fatlumë, është mënyra më e mirë për të shijuar Halloween-in.

Shënim: William Lambers, është bashkautor me Programin Botëror të Ushqimit në OKB-së në shkrimin e librit “Ti japim fund urisë në botë”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: 1.5 miliardë9 miliardëbotedollarëHalloween-inluftuarSHBAshpenzonurinë

TË LIDHURA

Vrasje për pensionin e nënës: Dy vëllezër mbysin babain dhe fshehin trupin në arkë
Aktualitet

Vrasje për pensionin e nënës: Dy vëllezër mbysin babain dhe fshehin trupin në arkë

22:34 | 06/06/2025
Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët
Bota

Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët

22:14 | 06/06/2025
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës
Aktualitet

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025
Next Post
Berisha publikon videon: Noriega, përshëndetje nga Spitali Ushtarak

Berisha publikon videon: Noriega, përshëndetje nga Spitali Ushtarak

PD dhe LSI braktisin Komisionin e Sigurisë, nis aksioni opozitar

PD dhe LSI braktisin Komisionin e Sigurisë, nis aksioni opozitar

Deputetja e LSI-së zbulon lidhjen me Ramën: Më ftoi t’i bashkohesha PS-së

Deputetja e LSI-së zbulon lidhjen me Ramën: Më ftoi t’i bashkohesha PS-së

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Vrasje për pensionin e nënës: Dy vëllezër mbysin babain dhe fshehin trupin në arkë
Aktualitet

Vrasje për pensionin e nënës: Dy vëllezër mbysin babain dhe fshehin trupin në arkë

by mirseda
22:34 | 06/06/2025
0

Një ngjarje e rëndë regjistruar në Itali nga ku mësohet se 2 vëllezër të moshave 34 dhe...

Xhaka për natën e Beogradit: Flamuri duhej mbrojtur, De Biazi na përloti

Xhaka për natën e Beogradit: Flamuri duhej mbrojtur, De Biazi na përloti

22:30 | 06/06/2025
Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

22:22 | 06/06/2025
Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët

Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët

22:14 | 06/06/2025
Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

22:09 | 06/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com