Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA/ Senati bllokon komisionin për të hetuar trazitat në Kapitol

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
SHBA, dështon në Senat përpjekja për komision hetimor mbi sulmin e 6 janarit

Senatorët republikanë votuan të premten për të bllokuar legjislacionin që do të krijonte një komision për të hetuar trazirat vdekjeprurëse të 6 janarit në ndërtesën e Kongresit amerikan, ndërsa ligjvënësit ishin mbledhur për të çertifikuar fitoren e zgjedhjeve presidenciale nga demokratit Joe Biden përballë republikanit Donald Trump.

Ishte një pamje që tronditi vendin dhe botën. Mbështetësit e Presidentit të atëhershëm Donald Trump sulmuan Kapitolin, u përleshën me policinë dhe u futën në zyrat e Kongresit, duke kërkuar ligjvënësit dhe Zëvendëspresidentin e atëhershëm Mike Pence.

Deri tani, më shumë se 400 njerëz po hetohen për incidentin e 6 janarit në Kapitol, ku gjetën vdekjen pesë vetë, përfshirë oficerin e Policisë së Kapitolit Brian Sicknick, nëna e të cilit u kërkoi senatorëve republikanë të votonin për një komision për të hetuar ngjarjet.

“Pamjet flasin vetë se me se u përballën këta njerëz dhe se çfarë bënë policët që t’i mbronin ata”, tha për Zërin e Amerikës Gladys Sicknick, nëna e policit që humbi jetën.

Pas shtyrjes së votimit të enjten dhe të premten, republikanët siguruan vota të mjaftueshme për të rrëzuar nismën për krijimin e një komisioni dypartiak për hetimin e ngjarjes. Kyle Kondik i Qendrës për Politika në Universitetin e Virxhinias foli me Zërin e Amerikës përmes rrjetit Skype.

“Demokratët u ofruan republikanëve një shans për të marrë pjesë ose për të luajtur një rol më të madh në këtë komision për ngjarjet e 6 janarit. Por edhe pse ky projektligj mori votat e republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, nuk kishte mbështetjen e republikanëve në Senat”.

Senatori republikan Mitch McConnell tha se nuk besonte se komisioni do të zbulonte ndonjë gjë me rëndësi.

“Nuk besoj se ky komision i pavlefshëm shtesë që dëshiron udhëheqja demokrate, do të zbulonte fakte të reja thelbësore ose do të promovonte shërimin. Sinqerisht nuk besoj se është propozuar me këtë qëllim.”

Pavarësisht votës në Senat, demokratët mund të zhvillojnë seancat e tyre dëgjimore, por kjo metodë përfaqëson shkëputje nga praktikat e mëparshme. Norm Ornstein me Institutin Amerikan Enterprise foli për Zërin e Amerikës përmes rrjetit Skype.

“Komisioni për 11 shtatorin kishte përbërje dypartiake edhe nëse të dy palët nuk ishin njësoj entuziaste. Edhe fajësimi i Richard Nixonit në fillim të viteve 1970 u bë me mbështetje dypartiake, hetimi në Senat dhe përfundimisht seancat që çuan deri në ngritjen e akuzave në Dhomën e Përfaqësuesve. Në të kaluarën, në rastet e krizave madje edhe në skenare me elementë të fortë të njëanshëm, kemi parë mbështetje të fortë dypartiake. Por jo tani”.

Analistët thonë se ndërsa afrohen zgjedhjet e mesmandatit në vitin 2022, republikanët duan që votuesit ta kenë mendjen tek Presidenti Joe Biden dhe jo te ish-Presidenti Trump.

“Republikanët duan të harrojnë atë që ndodhi më 6 janar dhe që vendi të përfshihet nga një harresë kolektive”, thotë zoti Ornstein me Institutin Amerikan Enterprise.

Ligjvënësit janë gjithmonë të vetëdijshëm kur hedhin votën në Kongres mbi ndikimin që do të luajnë politikat që mbështesin tek shanset e tyre për rizgjedhje. Por analistët shprehen se përpjekja e pasuksesshme për të ngritur një komision hetimor mbi sulmin ndaj Kapitolit është një shenjë shqetësuese për politikën thellësisht të polarizuar në vend./VOA/

TË LIDHURA

Irani rimbyll Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane
Bota

Irani rimbyll Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane

11:48 | 18/04/2026
“Jam paqebërës”/ Trump: Kam mbyllur 8 luftëra, me Iranin e Libanin bëhen më shumë
Bota

“Jam paqebërës”/ Trump: Kam mbyllur 8 luftëra, me Iranin e Libanin bëhen më shumë

10:04 | 18/04/2026
“Kam përfunduar 8 luftëra, 10 nëse llogarisim Iranin dhe Libanin”/ Trump nuk i del inati me NATO-n
Bota

“Kam përfunduar 8 luftëra, 10 nëse llogarisim Iranin dhe Libanin”/ Trump nuk i del inati me NATO-n

09:25 | 18/04/2026
Next Post
Zhbllokohet finalja e madhe, vendos goli i Kai Havertz

Zhbllokohet finalja e madhe, vendos goli i Kai Havertz

Përplasje në takimin e Shehaj, anëtarët e mbledhjes nxjerrin jashtë aktivisten

Përplasje në takimin e Shehaj, anëtarët e mbledhjes nxjerrin jashtë aktivisten

Dilema e shkencëtarëve: Një tërmet zgjati 32 vjet, por si ndodhi?

Dilema e shkencëtarëve: Një tërmet zgjati 32 vjet, por si ndodhi?







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen në “Air Albania”
Sport

Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen në “Air Albania”

by mirseda
13:07 | 18/04/2026
0

Federata e Futbollit njofton se kanë dalë në shitje biletat për finalen e Kupës së Shqipërisë 2026,...

Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë

Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë

12:01 | 18/04/2026
Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…

Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…

11:59 | 18/04/2026
Irani rimbyll Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane

Irani rimbyll Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane

11:48 | 18/04/2026
“Më kërcënohet jeta”/ Durim Bami transferohet nga ‘313’-a drejt burgut të Fushë Krujës

“Më kërcënohet jeta”/ Durim Bami transferohet nga ‘313’-a drejt burgut të Fushë Krujës

11:32 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com