E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Përplasje në takimin e Shehaj, anëtarët e mbledhjes nxjerrin jashtë aktivisten

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka vijuar turin e tij teksa ditën e sotme, ka pasur takime me demokratë të disa degëve në Tiranë.

Por, në mbledhjen e zhvilluar prej tij, ka pasur një debat midis një anëtari të partisë, dhe një aktivisteje, e cila po pyeste Shehajn.

Kjo e fundit i ka drejtuar disa pyetje dhe është ndërprerë nga Shehaj, i cili i ka konsideruar si të tepërta dhe akuza ndaj demokratëve. Ndërkohë, anëtarët e tjerë kërkuar përjashtimin e saj nga mbledhja me pretekstin se ishte sjellë nga dikush tjetër për t’u mbushur mendjen.

Pjesë nga debati

Aktivistja Ertila Haxhiaj: Dua t’ju bëj një pyetje që ka lidhje me ekspericën time si një e re shqiptare. Janë bërë uzurpime të protestave. Më ka shqetësuar një fakt sa herë kemi bërë takime gjithmonë është kërkuar uzurpimi i kaozës. Cili do të jetë raporti juaj me kaozat në shoqërinë civile. Ti thua “monitorimi me platformat online” duhet bërë shumë kujdes. Nëse i ka munguar diçka PD është fakti që ka patur segmente që e kanë ulur cilësinë e përfaqësimit. Dekriminalizimi i financave…dekriminalizim sepse flasim për financa. Po respektoj faktin që qytetarët duhet të flasim.

Anëtari: O motre çfarë pune ke ti me ne?

Agron Shehaj: Kjo është mbledhje

Anëtari: Ka mundësi të mbyllim telekamerat dhe të flasim me këtë zonjën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të shtëna me ar*ë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...