E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

Dilema e shkencëtarëve: Një tërmet zgjati 32 vjet, por si ndodhi?

Tërmeti më i ngadaltë dhe më i gjatë në botë ka zgjatur plot 32 vjet, ndërsa shkencëtarët po mundohen të kuptojnë se si ndodhi.

Ishte muaji shkurt i vitit 1861, kur një tërmet me madhësi 8.5 ballë goditi ishullin indonezian Sumatra duke ngritur një dallgë të madhe nga deti që u përplas me banesat në breg dhe vrau mijëra njerëz, shkruan National Geographic.

Por shkencëtarët thonë se ngjarja tragjike nuk ishte një ndodhi e izoluar. Në të vërtetë, ky tërmet ishte goditja e fundit dhe më shkatërrimtare e një tërmeti që po vazhdonte për 32 vjet nën tokë.

E njohur si “rrëshqitja e ngadaltë” këto lloje fenomenesh janë regjistruar teksa kanë vazhduar për ditë, javë, muaj apo vite, por kurrë më parë nuk ishte zbuluar një rekord i tillë.

Studimi i këtij tërmeti po i ndihmon shkencëtarët të kuptojnë mënyrat e ndryshme të lëvizjes së planetit tonë dhe potencialin vdekjeprurës për këto ngjarje të heshtura që të shkaktojnë tërmete shumë më të fuqishme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...

Arma më e fuqishme e Opozitës

Nga Oerd Bylykbashi Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni...