Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA: Miratohet përdorimi në raste urgjente i ilaçit me antitrupa Regen-COV2

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
SHBA: Miratohet përdorimi në raste urgjente i ilaçit me antitrupa Regen-COV2

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) lëshoi të shtunën autorizimin për përdorim urgjent të terapisë me antitrupa kundër COVID-19, të kompanisë farmaceutike Regeneron, i njëjti trajtim eksperimental që iu dha Presidentit Donald Trump dhe që ai tha se e ndihmoi të shërohej nga sëmundja.

FDA-ja tha se antitrupat monoklonalë, duhet të përdoren për trajtimin e pacientëve, fëmijë apo të rritur, me simptoma të buta e të moderuara të COVID-19-s, tek të cilët sëmundja është në rrezik të lartë për të përparuar në simptoma më të rënda. Kjo përfshin dhe trajtimin e personave që janë 65 vjeç e sipër apo ata me disa sëmundje kronike të caktuara.

Trajtimi është pjesë e një lloji barnash të njohura si antitrupa monoklonalë, që janë kopje të prodhura të antitrupave që prodhon trupi i njeriut për të luftuar infeksionet.

I ashtuquajturi “kokteji i antitrupash”, Regen-COV2, që përmban një antitrup të prodhuar nga kompania dhe një të dytë të marrë nga njerëzit e shëruar nga COVID-19, është prodhuar në mënyrë të tillë që të dy antitrupat të lidhen me proteinat e koronavirusit për ta parandaluar atë të hyjë në qelizat e shëndetshme të njeriut.

Kompania Regeneron tha të shtunën se provat klinike me pacientë jo të shtruar sugjerojnë se antitrupat monoklonalë si REGEN-COV2 japin rezultate më të mëdha kur jepen menjëherë pas diagnozës dhe tek ata pacientë të cilët sistemi imunitar i tyre ende nuk ka reaguar ndaj sëmundjes apo me ngarkesë të lartë virale.

Kompania tha se pret që deri në fund të këtij muaji të ketë doza të mjaftueshme për trajtimin me REGEN-COV2 të rreth 80 mijë pacientëve, ndërsa në javën e parë të janarit do të ketë doza për rreth 200 mijë pacientë të tjerë dhe për 300 mijë deri në fund të po atij muaji (janarit).

FDA-ja thotë se antitrupat nuk janë autorizuar t’u jepen pacientëve të shtruar në spital për shkak të koronavirusit ose që kërkojnë terapi me oksigjen për shkak të COVID-19./VOA/

Tags: antitrupaCOVID-19regen-cov2SHBA

TË LIDHURA

Rusia sulme masive ndaj Ukrainës me mbi 300 dronë dhe raketa, një i vdekur, shtatë të plagosur
Bota

Rusia sulme masive ndaj Ukrainës me mbi 300 dronë dhe raketa, një i vdekur, shtatë të plagosur

13:19 | 15/04/2026
“Irani nuk kërkon luftë, por dialog!”, Pezeshkian: Nuk do t’i nënshtrohemi presionit të SHBA-së!
Bota

“Irani nuk kërkon luftë, por dialog!”, Pezeshkian: Nuk do t’i nënshtrohemi presionit të SHBA-së!

12:39 | 15/04/2026
Trump: Bisedimet SHBA–Iran mund të rifillojnë së shpejti, lufta “afër fundit”
Bota

Trump: Bisedimet SHBA–Iran mund të rifillojnë së shpejti, lufta “afër fundit”

10:25 | 15/04/2026
Next Post
Publikohen fotot dhe emrat e fëmijëve të zhdukur gjatë luftës së Kosovës

Publikohen fotot dhe emrat e fëmijëve të zhdukur gjatë luftës së Kosovës

Një person me Covid-19, Greqia kthen pas autobusin me shqiptarë në Kakavijë

Një person me Covid-19, Greqia kthen pas autobusin me shqiptarë në Kakavijë

Pandemia ‘ripushton’ Italinë, mbi 21 mijë raste në 24 orë

Rëndohet bilanci në Itali, mbi 28 mijë raste të reja me koronavirus







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Sërish ngjarje tronditëse në Turqi! Persona të armatosur sulmojnë me armë shkollën, disa të plagosur
Aktualitet

Sërish ngjarje tronditëse në Turqi! Persona të armatosur sulmojnë me armë shkollën, disa të plagosur

by mirseda
13:41 | 15/04/2026
0

Një incident i armatosur është raportuar në një shkollë të mesme në provincën e Kahramanmaraş, ku persona...

Plagosën me armë të riun në këmbë, vetëdorëzohet një prej autorëve

Plagosën me armë të riun në këmbë, vetëdorëzohet një prej autorëve

13:38 | 15/04/2026
Rusia sulme masive ndaj Ukrainës me mbi 300 dronë dhe raketa, një i vdekur, shtatë të plagosur

Rusia sulme masive ndaj Ukrainës me mbi 300 dronë dhe raketa, një i vdekur, shtatë të plagosur

13:19 | 15/04/2026
“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara

“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara

13:00 | 15/04/2026
Zjarri te “Arlis shpk”, gruaja kërkon të afërmin: E ka të fikur telefonin!

Zjarri te “Arlis shpk”, gruaja kërkon të afërmin: E ka të fikur telefonin!

12:44 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com