Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA: 100 milionë të vaksinuar kundër Covid-it

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
SHBA: 100 milionë të vaksinuar kundër Covid-it

Administrata amerikane, e cila kishte vënë si objektiv për të bërë 100 milionë doza të vaksinës kundër COVID-it në 100 ditët e para të presidencës Biden, ka arritur të vaksinojë 100 milionë amerikanë.

Të premten Shtetet e Bashkuara u bënë vendi i parë që e arrin këtë shifër.

Megjithatë shifrat e të infektuarve me koronavirus mbeten të larta në disa rajone amerikane.

Presidenti Biden u bëri thirrje amerikanëve të premten të mos bien në vetkënaqësi. “Të gjithë duhet të vazhdojmë të ruhemi në këto faza të fundit,” tha zoti Biden.

Më herët këtë javë, presidenti tha se me shtimin e përpjekjeve të administratës, “të paktën 90% e të gjithë të rriturve në vend do të përmbushin kriteret për t’u vaksinuar brenda datës 19 prill” pasi tashmë ka prodhim të mjaftueshëm vaksinash për ta përballuar këtë objektiv.

Gjatë një mbledhjeje në Shtëpinë e Bardhë këtë javë, presidenti dhe drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr. Rochelle Walensky, shprehën shqetësimin se shumë amerikanë po braktisnin protokollet mbrojtëse kundër virusit.

Nëse vazhdon kjo, tha Presidenti Biden, vendi mund të përfshihet nga një valë e katërt e pandemisë.

Shtimi i rasteve të koronavirusit ka rikthyer situata kritike në një numër vendesh në botë. Në Itali, autoritetet shpallën një numër “zonash të kuqe” në përpjekje për të vënë nën kontroll situatën pas shtimit të infektimeve ditët e fundit.

Në Gjermani, pandemia ka thelluar mosbesimin ndaj autoriteteve. Presidenti Frank-Walter Steimeier u bëri thirrje gjermanëve të bashkohen ndërsa vendi përballet me Pashkët e dyta radhazi të shoqëruara me rritje të infektimeve dhe pakënaqësi lidhur me masat qeveritare.

Në Evropë, ritmet e vaksinimit kanë qenë zhgënjyese. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vetëm 10% e evropianëve kanë bërë një dozë vaksine dhe pak më shumë se 4% janë të imunizuar plotësisht kundër COVID-19./VOA/

Tags: 100 milionCOVID-19SHBAte imunizuar

TË LIDHURA

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

22:40 | 23/01/2026
Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?
Bota

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan
Bota

Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

21:05 | 23/01/2026
Next Post
Detajet/ Kapet 29-vjeçari i rrezikshëm, lëvizte me armë me vete

Qarkullonte me armë zjarri me vete, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari

Eksperti Soko: Shumica e njerëzve nuk e dinë sa taksa paguajnë

Borxhin Bechettit i’a ka Rama dhe Veliaj, jo shqiptarët

Partinë apo koalicionin fitues? Meta tregon kë do mandatojë pas 25 prillit

Meta uron Pashkën katolike: Ditë më të mira na presin dhe do të vijnë patjetër!







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh
Politikë

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh

by mirseda
12:00 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme kombëtare...

“Nuk ka amnisti për ta!” – Arrestohen komisionerët për manipulimet e votave, reagon Kurti

“Nuk ka amnisti për ta!” – Arrestohen komisionerët për manipulimet e votave, reagon Kurti

11:54 | 24/01/2026
Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset

Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset

11:46 | 24/01/2026
Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit

Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit

09:26 | 24/01/2026
Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

22:40 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com