Arrestohen dy persona, pasi shantazhonin biznesmenët në mënyrë që të merrnin aksione nëpër kompani. Në pranga kanë rënë shtetasit Erjon Llapushi dhe Samir Fraholli, të cilët dyshohet se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Mësohet se arrestimi u bë pas një denoncimi të dy vëllezërve biznesmenë, të cilët informuan prokurorinë lidhur me shantazhet dhe kërkuan ndihmë nga institucionet.
Sipas prokurorisë ka dyshime se pjesëtarët e tjerë të këtij grupi janë në arrati.