Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shamia dhe imagjinarja naive e superioritetit

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Shamia dhe imagjinarja naive e superioritetit

Nga: Agim Baçi

Një nga antropologët më të njohur në botë, francezi Claud Levi-Stross, në librin e tij “Tropikë të trishtë”, ka veçuar si një karakteristikë të shumë shoqërive, “tendencën” e mendjes njerëzore për të kryer shpesh dallime në formë binare: i keq-i mirë, i bukur-i shëmtuar, i vlefshëm-i pavlefshëm.

Këto dallime binare, sipas Stoss-it, por edhe sipas filozofit Michel Foucault, bëhen me qëllim nga debatuesit më së shumti për dominimin dhe nënshtrimin e tjetrit që është ndryshe kulturalisht nga ai. Edhe në rastin e debatit për shaminë, që nisi në Prishtinë e u zhvendos në Tiranë e Shkup, kjo tendencë binare, për të futur myslimanët në territorin e inferioritetit, ka qenë ndoshta problemi më thelbësor i debatuesve, sidomos në rrjetet sociale.

Më së pari më duhet të themi se, në të gjithë këto vite që është ndezur ky debat i përsëritur rreth mbajtjes apo jo të shamisë në institucione publike, destinacioni duket se nuk ka qenë aspak shqetësimi për tjetrin, por dëshira për të tentuar një epërsi kulturore. Një tendencë e tillë thjesht ka tentuar një getizim apo nënshtrim të atij që e sheh botën ndryshe dhe që nuk dëshiron të jetë peng i spektaklit, i modës.

Madje, nuk mungojnë as ngjyrat e debatit mbi shaminë dhe mjekrën, të gërshetuara me bakllavanë, kadaifin e tullumbat, a thua se njeriu pasi heq mjekrën dhe shaminë dhe në vend të bakllavasë ha tiramisu apo cheescake, direkt mençurohet, i vjen vështrimi i duhur për këtë dynja!!!.

Një hile banale dhe tinëzarë nga debatuesit është zhvendosja e diskutimit me slogane të tilla si: “Ne jemi si Europa”, apo “e ardhmja jonë është perëndimi”, dhe se “ne jemi oksidentalë e jo orientalë”, edhe pse shumë prej tyre nuk do dinin të shpjegonin se nga kanë ardhur përkufizime të tilla dhe se çfarë nënkuptojnë këto koncepte. Madje, këta debatues i rreshtojnë argumentimet e tyre pa rrëfyer aspak se këto shoqëri që ata shembullojnë për idetë e tyre, i kanë zgjidhur këto çështje duke shmangur paragjykimin se si dihet të vishet dikush në përditshmërinë e tij edhe pse myslimanët janë emigrantë në këto vende që ata marrin si shembull.

Ndërkohë që në tokat tona të shqipes, ky debat shtrembërohet qëllimisht, duke tentuar gjithnjë e më shumë që mos të kërkojë një zgjidhje në respekt të besimit të tjetrit, por që më së shumti të krijojë mendimin binar “ne të zhvilluar- ata të prapambetur”.

Por, si është e mundur që askush nga kundërshtuesit e mbajtjes së shamisë nuk mund të vërtetojë se nëse vishesh apo zhvishesh si ata, direkt merr një qytetari tjetër, të mbulon një mençuri dhe siguri për jetën dhe se e kupton tjetrin më mirë? Apo i gjithë ky debat ka në thelb dërgimin e komuniteteve besimtare në periferi të shoqërisë, me qëllim që të mbretërojë vetëm spektakli dhe vaniteti?

Ndërkaq, duhet të pohojmë se vetë myslimanët nuk duhet t’i shmangen përgjegjësisë për dialogun në publik, për t’iu treguar anëtarëve të shoqërisë ku jetojnë thelbin e asaj çka ata besojnë, që të mos jenë thjesht objekt për lajm negativ. Ata që drejtojnë jetën burokratike të komunitetit të besimtarëve, në Prishtinë, Tiranë e Shkup, mbajnë përgjegjësinë për të shpjeguar vlerat e asaj çka përfaqëson shamia apo shumë rregulla që besimtarët ndjekin në përditshmërinë e tyre. Ata duhet të shpjegojnë se demokracia nuk bie në kundërshtim me besimin, por sidomos me detyrën për të kërkuar diturinë.

Vetë besimtarët e dinë se sa e rëndësishme është ta fitosh betejën në shoqëri duke debatuar me të tjerët, duke treguar vlerat në bashkëjetesës me të tjerët, e jo duke u veçuar dhe duke u strukur në vetminë që tashmë u ofrohet me bollëk nga projektuesit dhe sugjeruesit e territoreve inferiore për besimtarët. Vetëm myslimanët shqiptarë e kanë në dorë që të mos lejojnë që ndaj tyre të ndërtohen getot e rrezikshme të territorit të inferioritetit, që mund të jetë më së paku një ngarkesë sociale për shoqërinë, ose një argument dashakeqës ndaj atyre që dëshirojnë t’i shohin besimtarët si pikturë e keqe, që nuk mund të ekspozohemi në rrugëtimin tonë si shoqëri.

E duke marrë shkas nga ky debat, ne duhet të pohojmë se në këtë proces të pandalshëm të ndërveprimit kulturor, ne duhet që të shqetësohemi se po mbështesim një shoqëri hipokrite, një shoqëri që ka humbur nervin për të ndëshkuar të padrejtin, hajdutin dhe të fortin që kërkon të sfidojë ligjin.

Ne duhet të shqetësohemi se brezi i sotëm në shkolla është një analfabet funksional, që nuk ka më respekt për të ndershmin, që nuk shqetësohet se si të jetë i ndershëm, por që ka qëllim se si të pasurohet brenda ditës dhe se si të jetë në rrethin e përditshëm të famës. Dhe në këtë rrugëtim nuk të ndihmon zhveshja, ashtu siç nuk është as garanci se me vënien e shamisë ke fituar legjitimitetin e një qytetari të përgjegjshëm për veten e më pas edhe për komunitetin ku jeton.

Tags: Agim Baçishamia

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Videoja e festës së kryeministres së Finlandës shkakton polemika të forta

Videoja e festës së kryeministres së Finlandës shkakton polemika të forta

Në Serbi regjistrohen 31 raste me linë e majmunëve

Në Serbi regjistrohen 31 raste me linë e majmunëve

Edhe opozita “për riedukim”

Dy Shqipëritë dhe një e tretë, ajo e hajdutëve







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë
Showbizz

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

by mirseda
23:06 | 06/02/2026
0

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Alba, është shprehur e bindur se do të mbulohet....

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

22:47 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com