Deputet Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me emërimin e Eduard Shalsit në postin e Ministrit të Mbrojtjes së Sipërmarrjeve, nga kryeministri Rama. Demokrati nënvizon se kjo lëvizje është bërë për forcimin e marrëdhënieve me Kinën.
Në postimin e tij në Facebook, ai shkruan më tej se Shalsi prej kohësh njihej prej partnerëve tanë si një “pilaster” i lidhjeve me Kinën, qe po punon për të “zhvendosur” ekonominë e Shqipërisë drejt Lindjes.
Shehu bën me dije se për shkak të politikave shkatërruese të kësaj qeverie, prej pesë vitesh nuk ka asnjë investim serioz Perëndimor në vendin tonë.