Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Sfidë për Macronin/ Valë grevash, plehra në rrugë për francezët

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Sfidë për Macronin/ Valë grevash, plehra në rrugë për francezët

Bëhet fjalë për ruajtjen e disa privilegjeve, por edhe për çështjen se sa me themel po e ndryshon vendin presidenti, Emmanuel Macron. Franca ndodhet para matjes së forcave mes qeverisë dhe sindikatave. Kush do të fitojë?

Javët e ardhshme jeta e francezëve nuk do të jetë shumë e këndshme. Plehra në trotuare, sepse qendra e organizimit të mbledhjes së plehrave ndodhet në grevë, mungesë rryme elektrike në disa reparte prodhimi, sepse sindikata e energjisë del në grevë, mungesë trenash, sepse tek hekurudha franceze, SNCF rreh zemra e rezistencës kundër reformës së planifikuar nga presidenti Macron. Madje edhe nëse do t’i ikësh kësaj situate, ka gjasë të mos e bësh dot, sepse punonjësit e shoqërisë së fluturimit, Air France do të dalin në grevë.

Katër muaj me radhë sindikatat franceze lëpinin plagët për të kaluar goditjen më të rëndë, dështimin në grevat e vjeshtës 2017. Vërtet që disa lëshime ato i morën qeverisë për reformimin e së drejtës së punës, por nuk mundën ta pengonin dot futjen e fleksibilitetit në tregun e punës. Qeveria ia doli të ndante sindikatat. Mobilizimi në rrugë ishte i dobët. Këtë pranverë gjërat duhet të ndodhë ndryshe, shpresojnë sindikalistët.

Privilegje të diskutueshme për disa

Kësaj here sindikatat franceze paraqiten jo vetëm më të bashkuara se në matjen e fundit të forcave me qeverinë. Në qendër të protestave Hekurudha Shtetërore, që me 45 miliardë euro borxhe duhet të jetë gati për konkurrencën ndërkombëtare. Këtë e parashikon reforma. Punonjësit e rinj që do të merren në punë duhet të heqin dorë nga privilegjet e dikurshme si dalja në pension 10 vjet më herët. Për sindikatat ky është një sulm frontal. Nga 3 prilli deri më 28 qershor tre degë të hekurudhës franceze, CG, CFDT dhe të tjera sindikata planifikojnë greva dy ditore në javë, tre ditë do të punohet.

Po ashtu edhe punëonjësit e degës së ofruesve të elektricitetit dhe gazit duan të dalin në greva për tre muaj. Edhe këtu rebelimi do të japë sinjal për liberalizimin në këtë degë. Krahasuar me këtë kërkesa e punonjësve të Air France për rritje rroge të duket më e kuptueshme. 

Rrezik për Macronin?

Edhe nëse sindikatat po përpiqen për ta futur në darë qeverinë nga disa anë, më e rrezikshme për Macron dhe kryeministrin e tij, Edouard Philippe mund të bëhet greva tek hekurudha shtetërore. Vërtet që sipas sondazheve një shumicë e francezëve e mbështet reduktimin e privilegjeve në këtë sektor, por ekspertët paralajmërojnë: Nëse jeta publike në Francë paralizohet më shumë se dy javë, francezët do të shqetësohen dhe presioni ndaj qeverisë për të bërë lëshime do të rritet.

Pamje nga e shkuara ka mjaft: Në mediat franceze përmendet shpesh këto ditë vjeshta e vitit 1995. Atëherë kryeministri i ri, Alain Juppé paraqiti një reformë ambicioze të pensioneve. Edhe ai i iu sul privilegjeve tek hekurudha shtetërore, (atëherë borxhet kapnin vetëm 25 miliardë euro). Por ajo që ndodhi ishte se sindikatat e bllokuan me javë jetën publike në Francë. Qeveria hoqi dorë, kryeministri që kishte përjashtuar lëshimet mori fund politikisht.

Përfundimi nuk dihet

Megjithëse mund të bëhen krahasime me këtë kohë, prapë duhet theksuar edhe se situata ka ndryshuar, e shumë madje. Ndryshe nga Jacques Chirac në vitin 1995, Emmanuel Macron në vitin 2017 doli në fushatë me një axhendë reformuese. Ndërkohë në Francë është rritur pranueshmëria për nevojën e reformimit të shtetit. Ndërkohë që reformat sociale, qeveria franceze po i bën më me kujdes se qeveria e Schröderit në Gjermani. Megjithëse borxhi shtetëror është i lartë, Macron kërkon të shkurtojë vetëm 120.000 vende nga 5,6 milionë vende në administratën publike. 

Franca, klinikisht në borxhe, i lejon vetes 20% më shumë nëpunës se sa Gjermania, që ka ndjeshëm një numër më të lartë popullsie. Nuk dihet fundi i valës së grevave në Francë, shumë pak ekspertë guxojnë të bëjnë prognoza. Dinamika politike në Francë është e paparashikueshme. Por ajo që dihet është – nëse qeveria dorëzohet nga presioni në rrugë, Macron duhet ta harrojë reformën më kyçe të tij, atë të pensioneve, të planifikuar për vitin 2019. Edhe këtë e dinë sindikatat, prandaj shpresojnë që moti i grevës të jetë pa re./DW

Tags: francezetgrevashMacroninplehrarrugesfideValë

TË LIDHURA

Trump kërkon sanksione ndaj Moskës; BE thotë të ndalet importi i energjisë nga Rusia.
Bota

Trump kërkon sanksione ndaj Moskës; BE thotë të ndalet importi i energjisë nga Rusia.

18:46 | 06/09/2025
Po planifikonte sulm? Arrestohet jashtë ambasadës izraelite një person me koktej molotovi
Bota

Po planifikonte sulm? Arrestohet jashtë ambasadës izraelite një person me koktej molotovi

17:44 | 06/09/2025
Vendi me shumicë myslimane ku gratë me nikab përballen me gjoba
Bota

Vendi me shumicë myslimane ku gratë me nikab përballen me gjoba

16:35 | 06/09/2025
Next Post
Erdogan i kërcënoi, udhëheqësit e Kosovës kyçin gojën

Erdogan i kërcënoi, udhëheqësit e Kosovës kyçin gojën

Basha uron Pashkët nga katedralja e Rrëshenit

Basha uron Pashkët nga katedralja e Rrëshenit

Greta Koçi flet për herë të parë për lidhjen me bjondin bukurosh

Greta Koçi flet për herë të parë për lidhjen me bjondin bukurosh

JU REKOMANDOJMË

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Bashkia e Peqinit rrethon rrugën historike Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat
Aktualitet

Bashkia e Peqinit rrethon rrugën historike Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat

by mirseda
20:18 | 06/09/2025
0

Studiuesi Auron Tare ka ngritur alarmin për rrezikun që i kanoset rrugës historike ‘Egnatia’ nga Bashkia e...

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani shtrohet në urgjencë

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani shtrohet në urgjencë

19:58 | 06/09/2025
Lëkundje tërmeti në Gjirokastrës

Lëkundje tërmeti në Gjirokastrës

19:28 | 06/09/2025
Pas vrasjes së Kristjan Kolës në Shkodër, gjendet i djegur motori i dyshuar i autorëve; pritet eksperti

Pas vrasjes së Kristjan Kolës në Shkodër, gjendet i djegur motori i dyshuar i autorëve; pritet eksperti

19:05 | 06/09/2025
Trump kërkon sanksione ndaj Moskës; BE thotë të ndalet importi i energjisë nga Rusia.

Trump kërkon sanksione ndaj Moskës; BE thotë të ndalet importi i energjisë nga Rusia.

18:46 | 06/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com