Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Sezoni veror/Zhupa i “kërkon llogari” Kumbaros. Ministrja: S’mund të kthehet foltorja e Kuvendit, në shtëpi njoftimesh funerale

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sezoni veror/Zhupa i “kërkon llogari” Kumbaros. Ministrja: S’mund të kthehet foltorja e Kuvendit, në shtëpi njoftimesh funerale

Në interpelancën që ka kërkuar me Ministren e Turizmit, deputetja e PD, Ina Zhupa parashtroi shqetësimin për situatën në plazhe. Sipas saj, ky diskutim nuk do të bëhej nëse Mirela Kumbaro do të kishte dhënë dorëheqjen pas të gjitha ngjarjeve të ndodhura sezonin që kaloi. Ajo tha se në Shqipëri nuk ka asnjë plazh të sigurt që plotëson kriteret.

“Dua ta falenderoj Kumbaron që ka zgjedhur të vijë e pamaskuar, sic bënte inspektimet në plazhe. Vendi ynë është i bekuar nga natyra dhe njerëz shumë punëtorë, por i mallkuar nga qeveritarë që nuk i kryejnë detyrat e tyre.

Mjafton që t’ju kujtoj ngjarjet e hidhura që ndodhën gjatë sezonit turistik, mjafton një google i thjesht që të shihni si mbytet i mituri, mbytet djali i dytë, mbytet 40-vjecarja etj. A ka përgjegjësi ministrja për këto? Të gjithë e mbani mend vrasjen në Himarë. A kishte përgjegjësi Mirela Kumbaro? Në një shtet tjetër do isha duke bërë interpelancë me ministër tjetër, se Mirela Kumbaro do të kishte dhënë dorëheqjen. Ministrja është përgjegjëse për dhënien e licensave për stacionet e mjeteve, për rrethimin e perimetrit. Nëse do ishin kryer këto, a mendoni se do ishte kryer ajo tragjedi?

Ministrja shkonte natën në Durrës për të inspektuar plehrat, ndërsa ditën lëngonte nga plehrat. Dua t’ju tregoj një skemë. Pikat blu janë plazhet e sigurta dhe Shqipëria nuk ka asnjë të certifikuar në flamurin blu. Nuk ka asnjë plazh të sigurt dhe që plotëson kriteret.

Plazhi duhet të ketë ujë të testuar çdo javë për pastërti, duhet të ketë hartë me objektet ekzistuese, mbeturinat mblidhen dhe rëra pastrohet. Ka shërbim mbikëqyrje e shpëtimi, ka ndihmë emergjente, nuk ka transport motorik në plazh. Janë 32 kritere. Të na thotë vetë për problematikat dhe ecurinë e sezonit turistik të këtij viti”, tha Zhupa.

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro iu përgjigj duke i thënë se foltorja e Kuvendit s’duhet të jetë shtëpi njoftimesh funerale. Ajo e zhvendosi fokusin tek fluksi i turistëve, duke marrë shembull Sarandën. Ministrja u shpreh se Saranda është destinacion i sugjeruar, i përmendur edhe në artikuj të mediave të huaja.

“Kjo foltore s’duhet të jetë shtëpi njoftimesh funerale apo mikrofon mallkimesh të të gjitha llojeve. Saranda është destinacion i sugjeruar, i përmendur edhe në artikuj të mediave të huaja.

Saranda është rasti tipik kur sezoni turistik nuk mbyllet me gushtin, por vijon me shtatorin. Ka pasur mbi 32 mijë turistë vetëm në shtator. Origjina e turistëve për shtatorin është e larmishme. Operatorët turistik e cilësojnë se ky shtator është më i miri për numrin e turistëve.

Sot vlerësohet rikthimi i turistëve nga Europa qendrore. Pas një pause 3 vjecare kemi rikthim të turistëve nordik. Edhe Gjirokastra fitoi nga një fluks i ri turistësh. Këtë verë u rikonstruktuan të gjitha pikat e informacionit turistik. Vetëm në Sarandë, 80 inspektime në 2 muaj e pikut. Brenda në qytet kanë qenë plazhet publike model si nga pastërtia e shërbimeve vrojtuese. Kemi nisur punën për sezonin e ardhshëm. Punët e mira fillojnë në mëngjes thotë populli. Të flasësh për turizmin do të duheshin shumë më tepër seanca se këtë vit, turizmi jo vetëm ka qenë më i mirë se cdo vit”, tha Kumbaro.

Tags: deputetja e PDIna ZhupaMirela Kumbarosezoni veror

TË LIDHURA

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

22:05 | 18/10/2025
“Zbërthehen” telefoni, banesa dhe zyra/ SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE, Enea Karakaçi
Aktualitet

“Zbërthehen” telefoni, banesa dhe zyra/ SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE, Enea Karakaçi

20:45 | 18/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë
Aktualitet

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Next Post
Progres Raporti/Ambasadorja e BE-së: Shqetësim liria e fjalës, pavarësia e medias pengohet nga bizneset politikë

Progres Raporti/Ambasadorja e BE-së: Shqetësim liria e fjalës, pavarësia e medias pengohet nga bizneset politikë

Anëtarët e Asamblesë së KiE anuluan darkën me kryeministrin, Rama flet për refuzimin e ftesës

Anëtarët e Asamblesë së KiE anuluan darkën me kryeministrin, Rama flet për refuzimin e ftesës

Gjykata e Strasburgut rrëzon kërkesën e ish-guvernatorit Ardian Fullani

Gjykata e Strasburgut rrëzon kërkesën e ish-guvernatorit Ardian Fullani







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com