Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Turizmi/ Llamari inspektim në Lezhë: Jo vetëm gjoba por edhe…

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Turizmi/ Llamari inspektim në Lezhë: Jo vetëm gjoba por edhe…

Zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zhvilluar një inspektim në vijën bregdetare të Lezhës, për të parë nga afër zbatimin e masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Sipas konstatimeve të bëra në atë zonë, del që janë përmbushur detyrimet lidhur me kullat e vrojtimit dhe me personat e certifikuar në kullat e vrojtimit. Gjatë inspektimit, Lamallari lajmëroi masa të forta ndaj subjekteve që nuk përmbushin detyrimet ligjore.

“Aty ku nuk përmbushen si duhet kriteret e nevojshme, janë marrë masa me gjoba dhe sigurisht për rastet kur nuk zbatohet ligji dhe nga inspektorët, policia do të bëjë punën e saj për të vijuar më tej me procedimet penale”, shprehet zv.ministri i Brendshëm.

Njoftimi i plotë:

Lezhë – Inspektim në Qarkun e Lezhës mbi masat për sezonin turistik

Zv.Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari zhvilloi një inspektim në vijën bregdetare të Lezhës, duke u ndalur në plazhin e “Ranës së Hedhun”, për të parë nga afër zbatimin e masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kryesisht ato që kanë të bëjnë me sigurinë dhe qetësinë e pushuesve.

Lamallari, i shoqëruar nga Prefekti Gjok Jaku, Drejtori Vendor i Policisë Ferdinand Mara dhe struktura të tjera lokale, vlerësoi zbatimin e masave në këtë zonë dhe e konsideroi si një perlë të turizmit ku përfshihen plazhet e Tales, Shëngjinit e Kune-Vainit.

Gjatë inspektimit ai u shpreh se “padyshim që “Rana e Hedhun” është një nga atraksionet turistike shqiptare, perlë e bregdetit shqiptar, por sigurisht ajo çfarë është me rëndësi është nevoja që të përmbushen detyrimet ligjore, standardet e kërkuara për sigurinë e pushuesve.

Shumë mirë që këtu ka jo vetëm pushues nga Shqipëria, por edhe nga Kosova dhe vendet e tjera përreth, por është detyrimi i institucioneve shqiptare që të garantojnë që këta të kenë një periudhë turistike sa më të qetë, sa më të sigurt.

Konstatuam gjatë këtij inspektimi në këtë zonë që janë përmbushur detyrimet lidhur me kullat e vrojtimit, me personat e certifikuar në kullat e vrojtimit.

Për sa i përket edhe ndarjes në ujë, bovat qëndrojnë mbi ujë për të sinjalizuar notuesit për distancën që bëhet pastaj rrezik për jetën e tyre. Është një zonë e pastër, e qetë, edhe në aspektin e zhurmave dhe ndotjes akustike.

Në këtë inspektim u shoqëruam edhe nga inspektorët e zonës për bregdetin, por që mbulojnë dhe pjesën e higjienës, mjedisit dhe të zhurmave.

 

Ka dhe zona të tjera që meritojnë vëmendje, siç janë zona e Shëngjinit, e Tales dhe Kune-Vainit.

Duan sigurisht dhe këto zona të përmbushin kriteret  e nevojshme ligjore dhe detyrimet e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave”.

Gjatë inspektimit, Lamallari lajmëroi masa të forta ndaj subjekteve që nuk përmbushin detyrimet ligjore.

“Jam këtu i shoqëruar dhe nga Prefekti i Qarkut dhe nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë për t’u siguruar që gjithçka shkon sipas pritshmërive të pushuesve dhe standardeve të kërkuara nga ligji.

Strukturat përkatëse shtetërore janë në inspektim dhe në zonat e tjera bregdetare, në plazhet që unë sapo përmenda.

Aty ku nuk përmbushen si duhet kriteret e nevojshme, janë marrë masa me gjoba dhe sigurisht për rastet kur nuk zbatohet ligji dhe nga inspektorët, policia do të bëjë punën e saj për të vijuar më tej me procedimet penale.

Sigurisht është në interesin tonë dhe në interesin kombëtar që të ketë sa më shumë pushues në vendin tonë por edhe në këtë zonë, i cili ofron padyshim mrekullitë e natyrës, qetësinë dhe pastërtinë për çdo pushues”.

TË LIDHURA

Shehaj akuzon mazhorancën për presion ndaj drejtësisë
Politikë

Shehaj akuzon mazhorancën për presion ndaj drejtësisë

16:46 | 02/12/2025
Mogherini në pranga, Zhupa ironizon mazhorancën
Politikë

Mogherini në pranga, Zhupa ironizon mazhorancën

16:29 | 02/12/2025
Dosja “Buka SHA”, GJKKO shtyn për më 16 dhjetor seancën ndaj Arben Ahmetajt
Aktualitet

Dosja “Buka SHA”, GJKKO shtyn për më 16 dhjetor seancën ndaj Arben Ahmetajt

15:13 | 02/12/2025
Next Post
Tërmeti në SHBA/ Spikerët e lajmeve fshihen poshtë tavolinës, gjatë lëkundjeve (Video)

Tërmeti në SHBA/ Spikerët e lajmeve fshihen poshtë tavolinës, gjatë lëkundjeve (Video)

205 kg drogë të kapura në Shkodër, gjykata lë në burg 3 të akuzuarit

205 kg drogë të kapura në Shkodër, gjykata lë në burg 3 të akuzuarit

2 ditë para protestës, Basha thirrje qytetarëve: Bashkohemi në mbrojtje të lirisë

2 ditë para protestës, Basha thirrje qytetarëve: Bashkohemi në mbrojtje të lirisë







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025




TË FUNDIT

Shehaj akuzon mazhorancën për presion ndaj drejtësisë
Politikë

Shehaj akuzon mazhorancën për presion ndaj drejtësisë

by mirseda
16:46 | 02/12/2025
0

Është e rëndësishme ajo që po ndodh në Shqipëri, jemi para një momenti historik, të korruptuarit po...

Mogherini në pranga, Zhupa ironizon mazhorancën

Mogherini në pranga, Zhupa ironizon mazhorancën

16:29 | 02/12/2025
Dosja “Buka SHA”, GJKKO shtyn për më 16 dhjetor seancën ndaj Arben Ahmetajt

Dosja “Buka SHA”, GJKKO shtyn për më 16 dhjetor seancën ndaj Arben Ahmetajt

15:13 | 02/12/2025
E rëndë në Elbasan, 15-vjeçari konsumoi fotoksinë, humb jetën në spital

E rëndë në Elbasan, 15-vjeçari konsumoi fotoksinë, humb jetën në spital

15:10 | 02/12/2025
Salianji: Duhet të rikthejmë politikën, qytetarët të bashkohen në protestë dhe reagim me PD-në

Salianji: Duhet të rikthejmë politikën, qytetarët të bashkohen në protestë dhe reagim me PD-në

15:08 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com