Serjan Mazrreku është emëruar në krye të Burgut të Durrësit, duke marrë detyrën si drejtori i ri i institucionit.
Ai zëvendëson në këtë detyrë Edmond Llabanin, i cili kishte qenë i komanduar në këtë pozicion që prej 15 janarit, por ndërroi jetë në fillim të këtij muaji pas një sëmundjeje të rëndë
Mazrreku ka eksperiencë në administratë dhe në fushën ligjore, ndërsa aktualisht është edhe anëtar i këshillit drejtues të Portit të Durrësit dhe ushtron profesionin e avokatit. Më herët ka drejtuar për rreth 8 vite Njësinë Administrative nr. 6.
Mazrreku është një emër i njohur edhe në jetën politike, pasi në vitin 2021 u largua nga Partia Socialiste për t’iu bashkuar Partisë Demokratike. Megjithatë, kjo lëvizje politike nuk zgjati shumë.















