Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Serbi, stërvitje me dronë kinezë dhe avionë rusë

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha

Avionë, helikopterë dhe tanke të prodhimit rus zhvilluan qitje të shtunën në Pester, një zonë e vetmuar stërvitjesh në Serbinë perëndimore, ndërsa në qiell fluturonin dronët ushtarakë kinezë.

Manovrat e quajtura Bashkëpunimi 2020 ishin demonstrim i një fuqie ushtarake të ripërtëritur të Serbisë dhe u ndoqën nga Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe personalitete të tjera.

Gjatë stërvitjeve u nënvizuan lidhjet e ngushta ushtarake të Serbisë me Pekinin dhe Moskën.

Vitet e fundit, Beogradi ka përshpejtuar shpenzimet e mbrojtjes ndërkohë që kërkon dominim në Ballkanin Perëndimor.

Buxheti i tij ushtarak u rrit në rreth 1.14 miliardë dollarë në vitin 2020 dhe 2019, që është 43% më shumë se në 2018. Shpenzimet ushtarake të këtij viti përbënin rreth 2.4 përqind të produktit të brendshëm të përgjithshëm.

“Jemi duke forcuar ushtrinë tonë për të parandaluar çdo agresor, nuk kemi ndërmend të nisim ndonjë konflikt”, u tha zoti Vuçiç gazetarëve pas stërvitjes.

Për herë të parë, Serbia demonstroi përdorimin e dronëve luftarakë kinezë CH-92A, dislokimi i parë i mjeteve fluturuese kineze pa pilot në Evropë. Ajo mori gjashtë dronë të tillë në qershor.

Pekini e sheh Serbinë si pjesë të nismës “Një Brez Një Rrugë”, që synon hapjen e lidhjeve të reja të tregtisë së jashtme për kompanitë kineze që kanë investuar miliarda euro, kryesisht kredi të buta, për projekte të infrastrukturës dhe energjisë.

Për stërvitjen e së shtunës, ushtria serbe dislokoi atje 40 avionë, rreth 150 automjete, përfshirë tanke dhe transportues të blinduar si dhe rreth 2’800 trupa.

Ushtria serbe përdor kryesisht teknologji ish-sovjetike, por vitet e fundit Beogradi ka blerë avionë luftarakë MiG-29 dhe armë të tjera nga Rusia, përfshirë helikopterë Mi-35 dhe sistemin e mbrojtjes ajrore Pancir, që u demonstrua të shtunën.

Serbia, e cila është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shpalli neutralitetin ushtarak në vitin 2006. Ajo iu bashkua Programit të NATO-s Partneritet për Paqe, megjithëse nuk kërkon anëtarësim të plotë në aleancën perëndimore të mbrojtjes./VOA/

Tags: avione rusedrone kinezeserbistërvitje ushtarake

TË LIDHURA

Aktualitet

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Next Post

Mosmbajtja e maskës? Kryemadhi: S’kam asnjë kontratë, po më vunë gjobë e merr Ilir Meta

Nga futbolli në politikë, Andi Lila konfirmohet në listat e PD: Do ta fitojmë betejën e 25 prillit

Kurti: S’mund të ketë paqe për sa kohë Serbia fsheh varre masive të shqiptarëve







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Tabaku dhe Bylykbashi: Integrimi në BE kërkon reforma, jo vetëm data politike

by mirseda
18:23 | 09/06/2026
0

Deputetja e PD dhe kryetarja e Komisionit për Mediat dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, dhe...

Rama i dhuron libër gazetares: “Për lulen time irlandeze, nga një vrasës flamingosh”

18:02 | 09/06/2026

Vjosa Osmani: Qytetarët duan kompromis, ne jemi gati të bashkëpunojmë

18:00 | 09/06/2026

Helikopter ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së Hormuzit, droni shpëton dy pilotët

17:58 | 09/06/2026

Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

17:56 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com