Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Serbët e Mitrovicës së veriut shpresojnë te Putin

8 vjet ago
in Të Gjitha
Serbët e Mitrovicës së veriut shpresojnë te Putin

Mitrovica e veriut, një prej katër komunave veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, me nxitjen e liderëve politikë lokalë, sot është një bastion pro-rus, ku simpatia për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, por edhe për shtetin rus, konfirmohet nga shumica e qytetarëve serbë të kësaj komune.

Nëpër rrugët e qytetit, valojnë flamujt rus dhe serbë, ndërkaq portreti i Putinit në ndërtesa ose i paraqitur edhe përmes mbishkrimeve, transmetojnë mesazhe të glorifikimit të aleancës serbo-ruse.

Disa qytetarë serbë të Mitrovicës së veriut e shohin Rusinë si aleatin e vetëm të Serbisë.

Miroslav Laketiç nga Mitrovica e veriut, shpreh mendimin se aleanca serbo-ruse, është krejtësisht e natyrshme.

“Kjo është një gjë që dihet në përgjithësi. Serbia gjithmonë ka qenë në udhëkryqin e interesave të perëndimit dhe të lindjes dhe kjo do të vazhdojë të jetë kështu edhe më tutje. Për dallim nga perëndimi, Rusia kurrë nuk na ka nxjerrë probleme, nuk na e ka rrezikuar sigurinë dhe mëvetësinë tonë”.

“Ata janë miqtë tanë tradicional. Shpresojmë që edhe kësaj here, Rusia do të mbetet në këtë rrugë. Rusia e fortë nënkupton edhe një Serbi të fortë. Kur Rusia është e dobët, atëherë nuk do ta ndihmojë Serbinë, ashtu siç ka ndodhur me Jelcinin e çmendur”, thotë Laketiç.

Mendim të ngjashëm ka edhe Bosanka Prodanoviç, serbe nga Mitrovica e veriut. Ajo thotë se populli në Mitrovicë të veriut, kryesisht, shpreson në mbështetjen e Rusisë:

“Na mjafton ndjenja që Rusia dhe Putini ekzistojnë. Kjo mjafton. Pres gjithçka pozitive nga ata. Populli këtu, kryesisht, beson në Rusinë, sepse ne nuk e dimë se çfarë po bisedohet në Bruksel”.

Me këtë gatishmëri të opinionit të qytetarëve në Mitrovicë të veriut, nuk duhet befasuar se pse lideri i Listës Serbe, Goran Rakiç, së bashku me shefin e Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriç, ka vendosur që para zgjedhjeve lokale në Kosovë, që do të mbahen me 22 tetor, ka shkuar në Moskë për të marrë këshilla.

Por, njohësi i çështjeve të sigurisë nga Mitrovica e veriut, Veroljub Petroniç, nga organizata joqeveritare “Qendra humane në Mitrovicë”, shpreh mendimin se rrëfimi për ndihmën e Rusisë për serbët në Kosovë, të cilit iu dha hov, është imagjinar dhe bëhet më tepër për propagandë. Sipas tij, një ndihmë e tillë nuk ekziston.

Petroniç thotë se kohë më parë ka marrë pjesë në një konferencë për sigurinë ndërkombëtare në Soçi të Kinës. Bisedat që kishte bërë atje me përfaqësues rus, siç thotë ai, e kanë sjellë deri te përfundimet interesante.

“Kam pasur rastin të bisedoj me një deputet rus, i cili thjesht më ka bërë t’i hap sytë dhe të zbres në tokë. Ai më tha që në listën e tyre të interesave është në vendin e 17. Ai me tha se shteti i tij është vend që kufizohet me 19 shtete dhe ka dalje në 12 dete. Siç më tha, Armenia, Gruzia, Azerbaixhani, Kazakistani dhe të tjera, janë një grumbull i problemeve të tyre. Prandaj, ne jemi në vendin e 17 për ta”.

“Madje, më ka thënë se Mali i Zi, para se të hynte në NATO, ka qenë një sferë apo zonë më e madhe e interesit për ta, se sa Serbia. Kjo, siç më tha ai, për arsyen e thjeshtë se do të ishte e mjaftueshme që e gjithë flota e Detit të Zi të shkojë dy herë në vit në Tivar, që të marr ujë për anijet dhe nëndetëset, të parakalojë nëpër Adriatik dhe ta tregojë forcën”, thotë Petroniç.

Por, rezerva të tilla ndaj Rusisë, sikurse ato të Petroniçit, vështirë se mund t’i gjesh në Mitrovicën e veriut.

Jova Jovanoviq nga kjo komunë, thotë se Rusinë nuk mund ta shohë ndryshe, përveç si një vend mik të serbëve.

“Rusët i përjetoj si miq. Ata janë miqtë tanë më të mirë për qindra vjet, e jo vetëm tash. Atij që i pengon Rusia, ai është armiku më i madh i popullit serb. Ata na ndihmojnë gjithmonë, pa ndonjë kërkesë për kompensim. Ata në perëndim, kërkojnë t’iu ndihmojmë vetëm kur kanë interes”, shprehet Jovanoviç.

Por, a ka ardhur mbështetja ruse për Listën Serbe në momentin e duhur, kur me lejen e Beogradit, kjo listë ka vendosur ta mbështesë Qeverinë e Kosovës, në krye të së cilës është Ramush Haradinaj, të cilin Serbia po e akuzon për krime lufte?

Megjithatë, serbët e veriut, e arsyetojnë këtë veprim të Listës Serbe. Një arsyetim të tillë e jep edhe Bosanka Prodanoviç:

“Ne kemi qenë kundër asaj që Lista Serbe të hyj në qeverinë e Haradinajt. Por, nëse këtë e ka thënë Putini dhe në qoftë se qeveria e jonë e thotë një gjë të tillë hapur, atëherë diçka do të dalë nga kjo”.

Besimi në gatishmërinë e Rusisë për të sakrifikuar për të mirën e Serbisë, në Mitrovicë të veriut nuk është mit e as temë historike.

Një gjë të tillë e beson edhe Smiljana Jovanoviç, serbe nga Mitrovica e Veriut.

“E shihni si ndihmojnë për ushtrinë, për pajisje dhe për shumëçka tjetër”, thotë Jovanoviq.

Bashkëpunimi ushtarak serbo-rus, ka marrë hov, përkundër politikës së balancimit, të cilën e proklamon qeveria në Serbi. Megjithatë, për shumë serbë të Mitrovicës së veriut, një gjë e tillë i thellon shpresat se Rusia do të vazhdojë mbështetjen për arritjen e qëllimit, që Kosova të jetë pjesë e Serbisë.

Tags: e Mitrovicëssë Veriutserbetshpresojnëte Putin

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Bosnje-Belgjikë ndeshje çmendur, Suedia goleadë (Video)

Bosnje-Belgjikë ndeshje çmendur, Suedia goleadë (Video)

Zvicër-Hungari/ Dy shqiptarë në formacion

Zvicër-Hungari/ Dy shqiptarë në formacion

Panucci nuk humb kohë, fillon stërvitjen

Panucci nuk humb kohë, fillon stërvitjen







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

20:39 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

by mirseda
22:54 | 15/11/2025
0

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit. Sfida nisi...

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com