Mbrëmjen e sotme është gjetur i mbytur një person në rrjetën e kanalit që sjell ujë për hidrocentralin e Lepenicës në fshatin Verbal, në Selenicë të Vlorës. Sipas policisë, viktima është Q.C., 60 vjeç, banues në fshatin Matogjin.
Sipas policisë, shtetasi Q.C., ishte punonjës i mirëmbajtjes së kanalit të Lepenicës dhe paraprakisht dyshohet se mund të jetë mbytur duke pastruar këtë kanal.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të mbytjes së këtij shtetasi.