Zhdukja e të gjithë fotove të Seldit nga Instagrami i Mimoza Shkodrës, ka krijuar goxha dyshime tek ndjekësit, se mes tyre gjithçka ka përfunduar.
Një detaj i vogël, por mjaft i rëndësishëm në raportin e një çifti. Kaq ka mjaftuar që të ngrihen dyshimet e para, nëse ata i kanë dhënë fund fejesës së tyre, apo është një zgjedhje momentale kjo e fshirjes së fotove.
Në tetor të vitit 2017, Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra kurorëzuan lidhjen e tyre me fejesë.
Tashmë këngëtarja ka fshirë nga profili i saj në Instagram të gjitha fotot me Seldin, duke na bërë të dyshojmë se diçka ka ndodhur mes tyre.