Një shtetas shqiptar dhe dy persona të tjerë u arrestuan nga autoritetet turke duke transportuar rreth 1.5 ton kanabis në kufirin doganor me Greqinë. Ministrja për Doganat dhe Tregtinë tha se autoritetet zbuluan hashashin në një kamion që transportonte soje në portën kufitare Ipsala në krahinën verilindore Edirne.
Gjatë kontrolleve u zbuluan 152 thasë, secila nga 10 kilogramë, të fshehura midis thasëve të mbushura me soje, tha ministria.
Ky është sekuestrimi më i madh i drogës që Turqia ka bërë në një operacion të vetëm në portat kufitare, thuhet më tej.
Mjeti që zyrtarisht po transportonte fara soje së bashku me një trajler tjetër u ndalua në doganë pas një sinjalizimi anonim.
Shqiptari ka pasur rolin e drejtimit të trajlerit dhe droga ishte fshehur mes thasëve me fara soje.
Nëse do të hidhej në treg do të përfitohej 6.6 milionë euro.
Organet hetimore kanë nisur punën për të zbuluar rrjetin