Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Seksi oral vdekjeprurës? Ja simptomat dhe kujdesi që duhet të tregojmë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Seksi oral vdekjeprurës? Ja simptomat dhe kujdesi që duhet të tregojmë

“Nga seksi oral mund të vdesësh”. Alarmi i pabesueshëm vjen nga Instituti Kombëtar i Tumoreve, i cili bën publik rritjen e pabesueshme të tumoreve malinje në pjesën kokë-qafë, duke u regjistruar rreth 10 mije raste të reja në vit. Pjesa më e madhe e tyre janë diagnostikuar shumë vonë duke e bërë më të vështirë rrugën e terapisë.

Simpomat e hershme të cilat duhet t’ju shqetësojnë janë ulcera të vogla, shfaqje e pllakave të bardha ose të kuqe në gojë të cilat nuk shërohen brenda pak ditësh, vështirësi në gëlltitje, dhimbje periodike fyti, dhimbje veshi dhe nyje limfatike të zgjeruara në pjesën e qafës. Këto probleme shfaqen më shpesh te personat mbi 40 vjeç ku pirja e duhanit , higjiena e keqe e gojës dhe konsumimi i tepërt i alkoolit njihen si përgjegjës.

Por faktori më i rëndësishëm i rrezikut është konfirmuar të jetë virusi papiloma, i njëjti agjent infektik i cili shkakton kancer në qafën e mitrës te gratë, një infeksion malinj që përhapet përmes marrëdhënieve seksuale. Ky infeksion konsiderohet aktualisht si faktori më i rëndësishëm i kancerit të laringut dhe kontakti i parë me këtë virus mund të ndodhë gjatë një marrëdhënie të vetme seksuale me një partner të infektuar, shpesh herë të pavetëdijshëm nëse janë të infektuar.

Femrat të cilat janë mbartëse të virusit në mitër, infektojnë mashkullin si në nivel gjenital dhe ne atë gojor, ndërsa meshkujt mbartës të virusit në mukozat e penisit, e infektojnë femrën në nivel vaginal ose laring përmes seksit oral. Me këtë të fundit gjërat komplikohen, pasi virusi  përmes pështymës arrin në zgavrën e gojës dhe me gëlltitjen arrin në laring.Virusi papiloma, njëherë të vendoset  në këtë zonë, zhvillon veprimin inflamator  akut të tij, i cili në qoftë se nuk kurohet bëhet kronik dhe pas disa vitesh mund të nxisi kancerin. Kanceri i laringut është rritur te të dyja gjinitë. Diagnostikimi bëhet thuajse gjithmonë me vonesë sepse dhe simptomat e para janë të paqarta.

Fatmirësisht kohët e fundit ka filluar të praktikohet tek adoleshentët vaksinimi kundër infektimit ndaj virusit papilom,vaksina e parë ndaj aktivitetit kundër tumoral. Kjo bëhet te moshat 12 vjeçare, pra pa filluar ende aktivitetin seksual , ndërsa femrat mbi 30 vjeç të cilat nuk kanë bërë asnjëherë më parë vaksinë të këtij lloji, duhet t’i nënshtrohen pap testit për të kuptuar nëse janë mbartëse të virusit. Në fakt një tumori i laringut i kapur në fazat e para, mund të kurohet në 90% të rasteve, por shifrat ndryshojnë nësë kapet në faza të tjera pasi 60% e këtyre pacientëve nuk mund ti kalojnë 50 vjeç, shkruan libero.it.

Sot pacientët me sëmundje në fazat fillestare, trajtohen me një heqje kirurgjikale të tumorit  nga qafa e mitrës, penisi dhe laringu. Zakonisht kjo kryhet vetëm me një rreze lazer dhe pas kësaj konsiderohen të shëruar.

Pjesa më e madhe e pacientëve të prekur nga virusi nuk shfaqin simptoma dhe nuk kanë probleme  të shëndetit të lidhura me të, prandaj është thuajse e pamundur ta kuptosh gjatë raportit seksual dhe në shumë raste imuniteti jonë e shkatërron virusin. Por kur virusi është rezistent dhe mund të zhvillojë kancerin, mbetet aty për një kohë të gjatë, prandaj është shumë e rëndësishme të kryhen ekzaminime të rëndësishme për të kapur sëmundjen në fazat e para.

Tags: kujdesioralSeksisimptomattregojmëvdekjeprures

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Rama: Në 100 ditë, pastrojmë policinë, godasim bandat dhe çrrënjosim kanabisin

Rama: Në 100 ditë, pastrojmë policinë, godasim bandat dhe çrrënjosim kanabisin

Ndahen pas 6 vitesh martesë Shakira dhe Gerard Pique?!

Ndahen pas 6 vitesh martesë Shakira dhe Gerard Pique?!

Ulen temperaturat, nisin reshjet e para të dëborës

Ulen temperaturat, nisin reshjet e para të dëborës







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro
Bota

Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro

by mirseda
22:28 | 24/10/2025
0

Një pikturë e Pablo Picasso-s që përshkruan Dora Maar-in, muzën dhe shoqëruesen e gjatë të piktorit spanjoll,...

Franca ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet të dhurojnë

Franca ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet të dhurojnë

22:13 | 24/10/2025
Media italiane: Flori Paluçi, nga arratia në Itali te vrasja në Manëz

Media italiane: Flori Paluçi, nga arratia në Itali te vrasja në Manëz

22:08 | 24/10/2025
Tensionet tregtare BE-Kinë, pritet takimi mes Brukselit dhe Pekinit për metalet e rralla

Tensionet tregtare BE-Kinë, pritet takimi mes Brukselit dhe Pekinit për metalet e rralla

21:24 | 24/10/2025
Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

21:17 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com