Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Sekretet mbi lumturinë që nuk ua thotë askush

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Sekretet mbi lumturinë që nuk ua thotë askush

Paraja nuk mund të blejë lumturinë. E pse jo? Tek e fundit, paraja ka avantazhet e saj.

Në një studim, shkencëtarët fitues të çmimit Nobel, Daniel Kahneman dhe Angus Keaton e shqyrtuan këtë pyetje. Ata zbuluan se ndërsa të ardhurat rriten, shtohet edhe kënaqësia në jetë.

Mbi rolin e parave në takimet e tij me femrat, komediani Lerri Dejvid, shprehet: “Ajo supozohet të më pëlqejë për ata që jam? Por mua as që më pëlqen vetja!”. Megjithatë, shumica prej nesh, e ndjejnë në mënyrë intuitive se vetëm paratë s’mund ta shpjegojnë lumturinë. Le të shohim pse.

Infermierja vdekjeprurëse

Konsideroni dy skenarët e një studimi të drejtuar nga shkencëtari konjtiv në Universitetin e Harvardit, Xhonatan Filips: Imagjinoni një grua me emrin Sara. Pasi ndoqi shkollën e infermierisë për disa vjet, ajo fillon punë në spitalin e fëmijëve, dhe sheh shumë fëmijë të ndryshëm çdo ditë. Kjo është puna që ajo ka dashur gjithmonë.

Thuajse çdo ditë, Sara ndihet mirë dhe përjeton në përgjithësi shumë emocione të këndshme. Në fakt, është shumë e rrallë që ajo do të ndjejë ndonjëherë emocione negative si trishtimi apo vetmia. Kur Sara mendon për jetën e saj, del gjithmonë në të njëjtin përfundim: ndihet shumë e kënaqur me mënyrën se si po e jeton.

Arsyeja se pse ajo ndihet kështu, është se ndihmon fëmijët e sëmurë, duke iu dhënë atyre vitamina që kanë shijen e karameleve. Sara nuk e di realisht sa fëmijë janë ndihmuar prej saj, por i pëlqen të mendojë për këtë kur bie te flejë gjumë në mbrëmje.

Studiuesit ia rrëfyen këtë histori pjesëmarrësve në eksperiment, dhe u kërkuan atyre ta vlerësonin nivelin e lumturisë së Sarës. Pjesëmarrësit i dhanë Sarës një vlerësim të lartë. Por krahasojeni tashmë këtë rast me një tjetër infermiere me emrin Sara: pasi mbaroi studimet në infermieri për 4 vjet, ajo fillon punë në spitalin e fëmijëve, dhe sheh çdo ditë shumë fëmijë të ndryshëm.

Pothuajse çdo ditë, Sara ndihet mirë dhe në përgjithësi përjeton shumë emocione të këndshme. Arsyeja pse ndihet në këtë mënyrë, është se ajo i helmon fëmijët e sëmurë, duke iu dhënë atyre vitamina që kanë pesticide brenda. Sara nuk e di realisht se sa fëmijë kanë vdekur për shkak të saj, por ajo pëlqen të mendojë mbi këtë sa herë shkon në shtrat.

Pjesëmarrësit mendonin se Sara e dytë nuk ishte dhe aq e lumtur.

Po pse njerëzit mendojnë se Sara nr.1, është më e lumtur se Sara nr.2? Një përgjigje është se ndjenja e mire, nuk është e mjaftueshme për të qenë të lumtur. Sikurse e theksuan  studiuesit “rezultatet e këtij studimi, sugjerojnë se ndikimi i vlerës morale në vlerësimet e lumturisë, është shumë i fuqishëm”. Thënë ndryshe, shumica prej nesh mendojnë se lumturia përfshin të jetuarit e një jete të moralshme. Por a ka ndonjë marrëdhënie midis lumturisë, parave, dhe moralit?

Mbi minjtë dhe paratë

Ekonomistët në Universitetin e Bonit në Gjermani, zhvilluan një seri eksperimentesh. Ata donin të dinin, nëse tregjet do të ndikonin në gatishmërinë e njerëzve për të vrarë një mi më këmbim të parave. Në eksperimentin e parë, ata u paraqitën pjesëmarrësve një zgjedhje. Mund të merrnin 10 euro dhe një mi në një laborator do të mbytej me gaz, ose të kthenin paratë mbrapsht dhe miu do të jetonte.

Dyzetegjashtë përqind e tyre i morën paratë. Në një eksperiment të dytë, studiuesit  ngritën një treg ndërmjet dy njerëzve. Njërit iu dha përgjegjësia për jetën e miut, ndërsa tjetrit 20 euro. Në rast se ata arrinin një marrëveshje mbi mënyrën se si do të ndanin paratë, secili do të merrte një lloj pagese dhe miu do të vritej.

Nëse s’mund të gjenin gjuhën e përbashkët (në qoftë se njëri ose që të dy refuzonin një pakt) miu do të shpëtonte. Shtatëdhjetë e dy përqind e tyre e arritën një marrëveshje, duke lejuar që miu të ngordhë. Në një rast të tretë, studiuesit formuan një treg më të madh.

Disa “blerësve” iu dhanë para, dhe disa “shitës” u caktuan si përgjegjës për jetën e minjve. Numri e kapërceu 76 përqindëshin. Ju mund të ndjeheni i shqetësuar duke e lexuar këtë. Rezultatet sugjerojnë se individualisht, shumica prej nesh do të refuzonin një pagesë në para për të bërë diçka moralisht të diskutueshme (ose moralisht të keqe, varësisht nga këndvështrimi juaj). Por, në një mjedis tregtar, standardet tona morale humbasin. Tregjet e normalizojnë jetën e një miu, si një mall që duhet blerë apo shitur. 

Çfarë nuk mund të blejë paraja

Filozofi i Universitetit të Harvardit, Michael Sandel, e shtjellon këtë pyetje në librin e tij “Çfarë nuk mund të blejë paraja”. Sandel pretendon se ndërsa ka shumë avantazhe nga të pasurit një ekonomi tregu, ekzistojnë mangësi nga të qenit një shoqëri e tregut.

Për shembull, a do të donit të jetonit në një shoqëri, në të cilën njerëzit i bëjnë reklamat tatuazhe mbi ballin e tyre, në këmbim të parave? Ndoshta.

Megjithatë, për shumicën prej nesh ky duket si një gjest i gabuar. Ju mund të mendoni se një person që e bën diçka të tillë nuk është i lumtur. Për më tepër, imagjinoni shumë njerëz në shoqëri qe shesin hapësirën e trupave të tyre për kompanitë e mëdha. Ne mund të mendojmë se kjo do të reduktonte lumturinë e përgjithshme të shoqërisë.

Njerëzit do të fitonin para, por duhet diçka më shumë për lumturinë, se sa vetëm paratë. Çfarë do të thotë kjo? Ju ndoshta mendoni se lumturia përfshin pasjen e një jete të mire. Një jetë e mirë përfshin të qenit një njeri i mirë, një person moral. Nëse paratë nuk mund ta blejnë një jetë morale, atëherë as paratë nuk mund të blejnë lumturinë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: lumturinëMichael Sandelmoralparasekretet

TË LIDHURA

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm
Kuriozitete

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm

18:46 | 03/07/2025
Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken
Aktualitet

Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

22:40 | 02/07/2025
A është e sigurt të pini kafe gjatë verës? Ekspertët japin përgjigjen
Kuriozitete

A është e sigurt të pini kafe gjatë verës? Ekspertët japin përgjigjen

20:44 | 02/07/2025
Next Post
Skandal në “Myslym Shyri”/ 10-vjeçari i kërkoi lëmoshë, shoferi e mbyll në kazanin mbeturinave

Skandal në “Myslym Shyri”/ 10-vjeçari i kërkoi lëmoshë, shoferi e mbyll në kazanin mbeturinave

Katalonja, a ka Madridi një plan për parandalimin e pavarësisë?

Katalonja, a ka Madridi një plan për parandalimin e pavarësisë?

Vllaznia U-19/ Shpuza me akuza të rënda drejt trajnerit Zmijani

Vllaznia U-19/ Shpuza me akuza të rënda drejt trajnerit Zmijani

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

E rëndë në Tiranë, efektivi i policisë qëllon veten me armën e shërbimit
Aktualitet

Aksident në Shkodër/ Humbi kontrollin e automjetit dhe u rrëzua, plagoset 63-vjeçari

by mirseda
14:49 | 05/07/2025
0

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Theth ku një 63-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin...

Turqia arreston 3 kryetarë bashkie, opozita goditet sërish

Turqia arreston 3 kryetarë bashkie, opozita goditet sërish

14:34 | 05/07/2025
Plagoset rëndë 41-vjeçari pas një sulmi me thikë në rrugë, autori ende në kërkim

Plagoset rëndë 41-vjeçari pas një sulmi me thikë në rrugë, autori ende në kërkim

14:19 | 05/07/2025
Pas alarmit për bombë, seanca e Kuvendit te Kosovës vazhdon në orën 20:00

Pas alarmit për bombë, seanca e Kuvendit te Kosovës vazhdon në orën 20:00

14:03 | 05/07/2025
Policia Bashkiake Tiranë u bën thirrje tregtarëve: Zhvendosuni në tregjet publike

Policia Bashkiake Tiranë u bën thirrje tregtarëve: Zhvendosuni në tregjet publike

13:46 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com