Meti Koçiu, sekretar i Qendrës së Votimit Kolanec, në Maliq, ka denoncuar në polici një rast dhunë ndaj tij. Koçiu është mbështetës i Partisë Demokratike dhe thotë se është kërcënuar verbalisht nëpërmjet telefonit nga ish-zëvendës kryeministri Niko Peleshi.
“Më tha: do ta shikosh çfarë do të heqësh ti dhe familja jote”, thotë denoncuesi Koçiu, i cili shprehet se është telefonuar mbrëmjen e djeshme nga Peleshi.
Denoncuesi fillimisht ka debatuar me disa militantë socialistë për çështjen e blerjes së votave në zonën e Maliqit dhe pas kësaj ka marrë telefonatën e ish-zëvendës kryeministrit Niko Peleshi.