Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Sejko paraqet në Kuvend prioritetet për mandatin e dytë si Guvernator

3 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sejko paraqet në Kuvend prioritetet për mandatin e dytë si Guvernator

Komisioni Kuvendor i Ekonomisë zhvilloi sot një seancë dëgjimore me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, si kandidat i propozuar nga Presidenti për një mandat të dytë 7-vjeçar në këtë detyrë.

Në fjalën e tij, Guvernatori shpalosi prioritetet kryesore për mandatin e tij të dytë. Sejko tha se prioriteti i parë ka të bëjë me politikën monetare dhe stabilitetin e çmimeve.

Në kontekstin afatshkurtër, sfida kryesore do të jetë adresimi i presioneve inflacioniste që vijnë nga rritja e çmimeve në tregjet botërore. Në gjykimin tim, respektimi i mandatit ligjor të stabilitetit të çmimeve është një objektiv i panegociueshëm. Përmbushja me sukses e këtij mandati do të kërkojë hartimin e një politike monetare të kujdesshme dhe largpamëse. Në të njëjtën kohë, paralelisht me objektivin primar të saj, kjo politikë duhet të faktorizojë nevojën e mbështetjes së rimëkëmbjes ekonomike dhe të harmonizohet me procesin e konsolidimit fiskal, në interes të rritjes së qëndrueshmërisë fiskale dhe financiare të vendit. Në veçanti, bindja ime është se harmonizimi i kujdesshëm i politikave monetare dhe fiskale prodhon rezultatet më të mira ekonomike, si në terma të rritjes ashtu dhe të stabilitetit. Në një kontekst më afatgjatë, kuadri operacional i politikës monetare duhet të plotësohet me instrumente kontingjente, si ato të adoptuara nga bankat e mëdha qendrore. Ky objektiv ka si parakusht përmirësimin e infrastrukturës ligjore dhe zhvillimin e mëtejshëm të tregjeve financiare. Megjithatë, horizonti i ardhshëm shtatëvjeçar ofron një dimension kohor të mjaftueshëm për përmbushjen e tij,” tha ai.

Prioriteti i dytë ka të bëjë më mbikëqyrjen dhe rregullimin bankar, në funksion të forcimit të mëtejshëm të stabilitetit financiar të vendit.

“Në gjykimin tim, oferta e kredisë bankare nuk duhet të jetë pengesë për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit, por procesi i kreditimit duhet të respektojë gjithnjë parametrat e nevojshëm të kujdesit, për ruajtjen e shëndetit të bankave dhe të vlerës së kursimeve të depozituara në to. Duhet adoptimi i plotë i të gjithë praktikave dhe standardeve relevante të Bazel II dhe Bazel III, konvergimi i mëtejshëm më standardet evropiane dhe marrja e certifikimeve të mëtejshme në fushën e mbikëqyrjes nga Banka Qendrore Europiane. Këto certifikime do të ulin kostot dhe do të rrisin eficiencën e operimit të sektorit tonë bankar. Synojmë vijimin e punës për reduktimin e përdorimit të monedhës së huaj në vend, duke synuar rritjen e ndërgjegjësimit të aktorëve publikë dhe privatë për rreziqet që ajo sjell, si dhe duke synuar forcimin e përgjigjes së institucioneve shqiptare,” tha Sejko.

Prioriteti i tretë i shpallur nga Guvernatori është nxitja e formalizimit dhe rritja e edukimit dhe e përfshirjes financiare.

“Shkalla relativisht e lartë e informalitetit në ekonominë shqiptare sjell pasoja serioze negative, nëpërmjet cënimit të konkurrencës, frenimit të produktivitetit, rritjes së pasigurisë në marrëdhëniet tregtare e financiare, si dhe reduktimit të të ardhurave publike. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë duhet të vijojë të punojë për rritjen e formalizimit të ekonomisë. Në gjykimin tim, ky proces duhet mbështetur nëpërmjet qasjes rregullatore ndaj aktiviteteve të paformalizuara, nëpërmjet plotësimit të infrastrukturës financiare e cila redukton kostot për aktivitet formale, si dhe nëpërmjet bashkërendimit të punës me nismat e sektorit publik.

Në fushën e edukimit financiar, Banka e Shqipërisë duhet të luajë një rol kyç në hartimin dhe zbatimin e strategjive kombëtare që promovojnë rritjen e kulturës financiare në vend. Kjo kulturë duhet parë si një element esencial për rritjen e mirëqenies afatgjatë të shoqërisë. Po ashtu, Banka e Shqipërisë duhet të vijojë të punojë për rritjen e përfshirjes financiare të popullsisë. Një pikënisje e këtij procesi është modernizimi i sistemit të pagesave dhe rritja e shkallës së përdorimit të pagesave elektronike, e më tej shfrytëzimi i kësaj porte për aksesin në shërbime financiare e shërbime pagesash që rrjedhimisht ndikojnë dhe zhvillimin ekonomik të vendit,” u shpreh Guvernatori.

Gjithashtu, Sejko tha se Banka e Shqipërisë duhet të vijojë të kontribuojë me këshilla dhe vëmendje publike në shtyrjen përpara të reformave strukturore. Sipas tij, këto reforma duhet të nxisin produktivitetin, të zhbllokojnë potencialet e rritjes, si dhe të krijojnë premisa për një shpërndarje sa më të drejtë të fruteve të saj në shoqëri. Ai tha se prioriteti i katërt do të jetë mbështetja e integrimit evropian.

“Ndonëse hapja dhe shpejtësia e këtij procesi do të varet në një masë të madhe nga partnerët tanë evropianë, detyra jonë si autoritete shqiptare është të procedojmë pa asnjë vonesë dhe hezitim në të. Në këtë kontekst, mendoj se Banka e Shqipërisë duhet të vijojë të mbetet në rolin e paraprijësit të procesit duke ofruar shembullin e mirë dhe eksperiencën e saj dhe me autoritetet e tjera publike,” tha Sejko. /Monitor

Tags: gent sejkoguvernatorKomisioni Kuvendor i Ekonomisë

TË LIDHURA

Situata e zjarreve në vend, ja sa vatra mbeten ende aktive dhe cilat janë shuar
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, ja sa vatra mbeten ende aktive dhe cilat janë shuar

21:58 | 20/08/2025
Të plagosur në det/ Jet Ski e policisë aksidentohet duke shpëtuar një turist
Aktualitet

Të plagosur në det/ Jet Ski e policisë aksidentohet duke shpëtuar një turist

20:58 | 20/08/2025
Itali, shpërndante kokainë me makinën që mori me qira, arrestohet 25-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Itali, shpërndante kokainë me makinën që mori me qira, arrestohet 25-vjeçari shqiptar

20:52 | 20/08/2025
Next Post
Fotot satelitore tregojnë lëvizjet e reja të trupave ruse pranë Ukrainës

Fotot satelitore tregojnë lëvizjet e reja të trupave ruse pranë Ukrainës

Çfarë është spiunazhi në epokën dixhitale

Çfarë është spiunazhi në epokën dixhitale

Sërish mospajtime mes Kosovës e Serbisë në Bruksel

Sërish mospajtime mes Kosovës e Serbisë në Bruksel

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Ngërçi politik në Kosovë, BE mesazh partive politike: Kuvendi të konstituohet sa më shpejt
Kosovo

Ngërçi politik në Kosovë, BE mesazh partive politike: Kuvendi të konstituohet sa më shpejt

by mirseda
22:21 | 20/08/2025
0

Bashkimi Evropian i ka inkurajuar të mërkurën partitë politike në Kosovë ta respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese...

Situata e zjarreve në vend, ja sa vatra mbeten ende aktive dhe cilat janë shuar

Situata e zjarreve në vend, ja sa vatra mbeten ende aktive dhe cilat janë shuar

21:58 | 20/08/2025
Të plagosur në det/ Jet Ski e policisë aksidentohet duke shpëtuar një turist

Të plagosur në det/ Jet Ski e policisë aksidentohet duke shpëtuar një turist

20:58 | 20/08/2025
Itali, shpërndante kokainë me makinën që mori me qira, arrestohet 25-vjeçari shqiptar

Itali, shpërndante kokainë me makinën që mori me qira, arrestohet 25-vjeçari shqiptar

20:52 | 20/08/2025
Ushtria izraelite: Filloi faza e parë e pushtimit të plotë të Gazës

Ushtria izraelite: Filloi faza e parë e pushtimit të plotë të Gazës

20:41 | 20/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com