Kylie Jenner është lodhur duke qenë një yll televiziv. Bukuroshja e cila bën namin me ndjekësit në Instagram, ka vendosur ti dedikohet biznesit.
Ndaj, ajo e ka nisur ndryshimin me vetveten. Buzët e saj nuk janë më aq të fryra si dikur, pasi ajo ka vendosur që të kryejë një ndërhyrje, për tu dukur sa më tepër natyrale.
Arsyeja pse Kylie e mori këtë vendim, është pasi ajo dëshiron që të jetë një grua në biznes dhe se është lodhur duke qenë një yll televiziv.
Sipas këtij burimi, ajo është e sigurt që nëse heq dorë nga këto gjëra të vogla, njerëzit do ta marrin më shumë seriozisht dhe do të mund të krijojë imazhin e një gruaje që merret me biznes.