Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Scholz për vizitë në Ballkan

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Scholz për vizitë në Ballkan

Kancelari gjerman Olaf Scholz zhvillon javën e ardhshme vizitën e tij të parë në Ballkan. Në Selanik ai do të zhvillojë një takim me krerët e vendeve anëtare të SEECP.

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të vizitojë javën e ardhshme (10.06./11.06) Ballkanin. Këtë e bëri të ditur të premten, më 03.06.22 në Berlin, në konferencën rregullt për shtyp, zëvendës-zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Büchner.

Më 10 qershor kancelari gjerman do të jetë në Kosovë, ku, veç liderëve të Kosovës, do të takohet edhe me përfaqësues të trupave gjermane të KFOR-it. Qysh atë ditë Scholz do të vijojë udhëtimin në Serbi.

Po atë ditë në Selanik ai do të zhvillojë një takim me krerët e vendeve tëProcesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP.), një forum politik ky, i iniciuar në Sofje në vitin1996. Ai konsiderohet si ombrella politike e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, që është krijuar në vitin 2008, si pasardhës i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore. Kryesinë e SEECP aktualisht e ka Greqia, mbi bazën e parimit të rotacionit.

Të nesërmen, më 11 qershor, Scholz do të vijojë udhëtimin në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.

“Fokusi i udhëtimit do të jetë perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe tejkalimin e bllokadave dypalëshe”, tha Büchner.

Tejkalim i bllokadave dypalëshe 

Është hera e parë që kur ka marrë postin si kancelar i Gjermanisë që Olaf Scholz viziton rajonin e Ballkanit Perëndimor. Itinerari i kancelarit Scholz tregon njëkohësisht se cilat janë tri sfidat aktuale të politikës së jashtme gjermane në rajonin e Ballkanit, të cilin koalicioni aktual e ka shpallur prioritet: mungesa e përparimit në procesin e dialogut Serbi-Kosovë, ngecja e Procesit të Berlinit dhe bllokimi i Bullgarisë për çeljen e negociatave më Maqedoninë e Veriut, e rrjedhimisht edhe Shqipërinë.

Politikani socialdemokrat, i cili në kabinetin e mëparshëm të demokristianes Angela Merkel ka qenë zëvendëskryeministër dhe ministër i financave, ka deklaruar në thuajse çdo fjalim të tij mbi politikën e jashtme se dëshiron të dërgojë një mesazh të qartë për perspektivën evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Këtë ai e përsëriti edhe në një takim që pati të enjten 2.6. me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, “Është shumë e rëndësishme që tani të vihet në zbatim  premtimi i kahershëm se shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë evropiane dhe se dikur do t’i bashkohen Bashkimit Evropian”. /DW

Tags: BallkanKancelari gjermanOlaf Scholz

TË LIDHURA

Zelensky: Rusët po përgatisin sulme të reja masive në Ukrainë.
Bota

Zelensky: Rusët po përgatisin sulme të reja masive në Ukrainë.

08:51 | 17/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur
Bota

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Trump kërcënon me tarifa vendet që kundërshtojnë marrjen e Groenlandës
Bota

Trump kërcënon me tarifa vendet që kundërshtojnë marrjen e Groenlandës

19:53 | 16/01/2026
Next Post
Rama dhe Veliaj inaugurojnë Kopshtin Zoologjik në Tiranë

Rama dhe Veliaj inaugurojnë Kopshtin Zoologjik në Tiranë

Bajram Begaj President/ Rama: Kandidatura, e duhura për të cilën ka nevojë shteti sot

Bajram Begaj President/ Rama: Kandidatura, e duhura për të cilën ka nevojë shteti sot

“Në tryezë ishte edhe emri i Fatos Nanos”, Rama tregon çfarë ndodhi

“Në tryezë ishte edhe emri i Fatos Nanos”, Rama tregon çfarë ndodhi







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve
Politikë

“67 miliardë euro të vjedhura në 12 vite”, Berisha flet me shifra dhe paralajmëron: Do auditojmë

by mirseda
14:44 | 17/01/2026
0

Kreu i PD, Sali Berisha deklaron se janë 67 miliardë euro abuzime, sipas tij, nga qeveria socialiste...

Grup pune për bashkërendimin qeveri-pushtet vendor”, Rama zbulon emrat e ministrave

Grup pune për bashkërendimin qeveri-pushtet vendor”, Rama zbulon emrat e ministrave

14:24 | 17/01/2026
Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve

Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve

13:28 | 17/01/2026
Policia e Durrësit: Nuk u njoftuam për mbështetje me forca gjatë shoqërimit të të paraburgosurit

Arratisja e Altin Ndocit, gjykata vendos masat e sigurisë për tetë të arrestuarit

13:24 | 17/01/2026
Paketa e maleve”, Rama u vendos kushte kryebashkiakëve: Asnjë nga ju nuk do të rikandidojë nëse …

Paketa e maleve”, Rama u vendos kushte kryebashkiakëve: Asnjë nga ju nuk do të rikandidojë nëse …

12:51 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com