Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Scholz: Do angazhohem personalisht që Maqedonia e Veriut të nisë bisedimet për anëtarësim

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Scholz: Do angazhohem personalisht që Maqedonia e Veriut të nisë bisedimet për anëtarësim

Kancelari gjerman, Olaf Scholz në kuadër të turneut të tij dy-ditor në rajon ka vizituar të shtunën Shkupin në vizitën e parë zyrtare të tij në Maqedoninë e Veriut. Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe delegacioni i tij u pritën në Shkup nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Në takimin kokë më kokë mes Kovaçevskit dhe Scholz u diskutua për çështjet më të rëndësishme për raportet ndërmjet dy vendeve, si dhe çështjet me interes të përbashkët, lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian, bashkëpunimin rajonal dhe gjendjen aktuale me luftën në Ukrainë.

Nord-Mazedonien Skopje | Besuch Olaf Scholz, Bundeskanzler | mit Dimitar Kovacevski, Premierminister

Kovaçevski: Gjermania mbetet mbështetëse kryesore e eurointegrimit

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski ka thënë se Gjermania vazhdon të mbetet një nga mbështetësit kryesorë në procesin eurointegrues të vendit, duke përfshirë Procesin e Berlinit, si një mekanizëm për realizimin e rekomandimeve të BE-së. “Në samitin e BE-së në qershor, nën kryesimin e Francës, në Bruksel pritet një mesazh i qartë dhe hap drejt zhbllokimit të procesit të zgjerimit me nisjen e bisedimeve për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një vend që i ka plotësuar kriteret dhe kushtet, dhe si një vendim strategjik për sigurinë në Evropë”, është shprehur Kovaçevski.

Scholz: BE ka dhënë premtim

Kurse kancelari gjerman ka theksuar në Shkup, se Ballkani Perëndimor shihet nga Gjermania me një rëndësi strategjike. “Unë do të angazhohem për pranimin e rajonit në Bashkimin Europian. Gjermania është tejet serioze me procesin eurointegrues të shteteve të rajonit e në veçanti kjo vlen për Maqedoninë e Veriut. BE ka dhënë premtim RMV-së ndërsa Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha parakushtet për fillimin e negociatave”, ka thënë Olaf Scholz në Shkup.

Ai ka shprehur admirimin për forcën politike që u tregua nga politika dhe që mundësoi arritjen e marrëveshjes me Greqinë. Pjesa tjetër e detyrës gjithashtu duhet të përfundojë me sukses, sepse për të kanë punuar Qeveria dhe qytetarët, tha Scholz.

Nord-Mazedonien Skopje | Besuch Olaf Scholz, Bundeskanzler

Maqedonia e Veriut, sipas kancelarit gjerman, i ka plotësuar të gjitha parakushtet për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe premtoi se personalisht do të angazhohet që këto bisedime të fillojnë. “Bisedimet për anëtarësim duhet të fillojnë, dhe unë personalisht do të angazhohem në këtë drejtim. E inkurajoj Maqedoninë e Veriut të vazhdojë rrugën e reformave cilësore”, ka deklaruar Olaf Scholz në konferencën për shtyp.

Gjermania partnere tregtare

Gjermania do të mbetet e përkushtuar që të jetë partneri më i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë së Veriut, u tha pas takimit mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe kancelarit gjerman. Këtë e tregon edhe numri në rritje i kompanive gjermane të pranishme në Maqedoninë e Veriut, në të cilat punojnë më shumë se 20 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Nga Shkupi, kancelari gjerman vazhdon të shtunën udhëtimin për në Sofje për takime me politikanët kryesorë bullgarë. Temë qendrore e takimeve në Sofje pritet të jetë bllokada bullgare e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut./DW

Tags: Kancelari gjermanMaqedonia e veriutOlaf Scholz

TË LIDHURA

Deklarata e Vuçiçit tensionon atmosferën drejt takimit evropian
Rajoni

Deklarata e Vuçiçit tensionon atmosferën drejt takimit evropian

15:02 | 11/12/2025
Samiti në Bruksel, Meloni: Me qendrat e emigrantëve në Shqipëri, rruga drejt BE-së është e hapur
Rajoni

Samiti në Bruksel, Meloni: Me qendrat e emigrantëve në Shqipëri, rruga drejt BE-së është e hapur

09:38 | 11/12/2025
Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së
Rajoni

Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së

22:12 | 10/12/2025
Next Post
Paga në shtet/Vitin e kaluar arriti nivelin më të lartë që nga 2017

Paga në shtet/Vitin e kaluar arriti nivelin më të lartë që nga 2017

Alternime kthjellimesh e kalime të pakta vranësirash, temperaturat në rritje

Alternime kthjellimesh e kalime të pakta vranësirash, temperaturat në rritje

Hapja e “Open Balkan” dhe “Procesi i Berlinit” në proces

Hapja e “Open Balkan” dhe “Procesi i Berlinit” në proces







JU REKOMANDOJMË

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Rrëzohet kërkesa e Veliajt në gjykatë, kryebashkiaku i pranishëm! Ndryshon avokatin
Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e Veliajt në gjykatë, kryebashkiaku i pranishëm! Ndryshon avokatin

by mirseda
10:59 | 12/12/2025
0

Erion Veliaj mori pjesë sot në seancën paraprake pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për...

Sherr në familje, i riu bën për spital vëllanë, arrestohet

Sherr në familje, i riu bën për spital vëllanë, arrestohet

10:48 | 12/12/2025
“Implikimi”, arrestohet 34-vjeçari që mashtronte si agjent imobiliar në Tiranë

“Implikimi”, arrestohet 34-vjeçari që mashtronte si agjent imobiliar në Tiranë

10:45 | 12/12/2025
Përmbytjet në Uashington/ Guvernatori Ferguson i bën thirrje 1,000 banorëve të prekur të evakuohen

Përmbytjet në Uashington/ Guvernatori Ferguson i bën thirrje 1,000 banorëve të prekur të evakuohen

10:22 | 12/12/2025
Lejuan ndërtime pa leje, Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq punonjësin e policisë, kryeinspektorin

Lejuan ndërtime pa leje, Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq punonjësin e policisë, kryeinspektorin

09:58 | 12/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com