Sevilla ka shkarkuar trajnerin Vincenzo Montella nga posti trajnerit. Ky vendim erdhi nga drejtuesit e skuadrës spanjolle pas formës së dobët që ishe duke kaluar Sevilla. Vendimi është marrë sot, pas humbjes 2-1 në transfertën ndaj Levantes, që ishte në vijim të asaj finaleje për t’u harruar ndaj Barcelonës.
Italiani kishte shumë pak kohë në pankinën në andaluzianëve, por duket se drejtuesit nuk i ka bindur aspak forma e ekipit. Duhet pasur parasysh se ky është shkarkimi i dytë për Montellan këtë sezon pasi është shkarkuar edhe nga Milani.
Montella koleksionoi një sërë rezultatesh negative, mes të cilave veçohen edhe disa humbje me rezultate shumë të thella. Ndër të paktat gjëra pozitive të eksperiencës andaluziane të Montellës, janë eliminimi i Manchester Unitedit nga çerekfinalet e Champions Leagues dhe i Atletico Madridit nga gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.
Aktualisht Sevilla garon për një vend në Europa League, por humbja e mbrëmshme përballë Levantes së Armando Sadikut, ka komplikuar seriozisht këtë objektiv të klubit spanjoll.